’Më puth b***** time labe’, komentuesi acaron keq Aurela Gaçen
Artistët, duke qënë dhe figura publike, shpeshherë përballen me komente të ndryshme, ku nuk mungojnë dhe ato negative. Ka shumë që i kalojnë me sportivitet, por ka dhe të tjerë që iu përgjigjen ‘dhëmbë për dhëmbë’ duke mos u lënë asgjë mangut. Në një koment në Storyn e këngëtares Aurela Gaçe, një ndjekës e ka quajtur atë plakë. Komentin e ka bërë për videon ne skenë të hedhur nga Aurela. Aurela nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje, duke e lënë me gisht në gojë.
‘Në këtë rast ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë ju dërgoj shumë dashuri. (Tregon gishtin e mesit) Kiss my fu*king *ss. Apo e do shqip? Më puth b**** time labe”, shkruan këngëtarja.
Aurela është shumë aktive në rrjetet sociale, por ndërkohë kur performon në skenë nuk e ka kursyer asnjëherë energjinë për të ndezur skenën.