Berisha: Gjarpërit iu pre bishti, por duhet shtypur koka
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ndaj refuzimit nga Presidenti Meta për të emëruar si Ministër të Jashtëm Gent Cakajn. “Gjarpërit iu pre bishti por duhet shtypur koka”! shkruan Berisha. “Një goditje e merituar për flamurtarët albanofob te Serbomadhisë!”
Postimi i plotë
Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!
Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!
Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.
Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb