Gjermania: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter, transmeton Koha.net. Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.