Marjan Gryka: Shqipëria përballë shpërthimit, Meta të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme
Ekskluzive/Flet kryetari i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”
Kryetari i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pas një heshtje 6 mujore, flet për zhvillimet politike në Shqipëri, për pozitën dhe opozitën, mediat e gjyqësorin. I vendosur prej disa vitesh në shtetin fqinj, Greqi ai apelon që shqiptarët të bëhen zot të fatit dhe vendit të tyre duke larguar nga skena klasën politike aktuale, si të inkriminuar dhe të korruptuar.
Shqipëria po përjeton krizën më të thellë të qeverisjes pas viteve nëntëdhjetë, madje edhe më e rëndë se edhe ajo e vitit 1997, opinion juaj?
Marjan Gryka: Kriza e madhe që ka kapitulluar vendin është shumë më e thellë se në vitin 1997 sepse 1997 ishte e para dhe e deklaruar jashtë kontrollit, ndërsa sot krimi politik që drejton institucionet shtetërore me shumë biznesmenë privatë, baronë të krimit, mban peng shqiptarët. Është po kjo qeveri që e çoi vendin në këtë kolaps ekstrem ekonomik kriminal, po ajo nuk e deklaron dështimin dhe falimentimin e saj, prandaj situata shkon përtej ’97-ës që do të thotë revolucion në radhë të parë kundër politikës, plus kundër korrupsionit, krimit dhe mafies private me biznese marramendëse. Kuptimi i gjithë kësaj është që kjo qeveri ka rënë, por kemi një opozitë që herë bashkëqeveris me të dhe pasi vjedhin 6 muaj sëbashku, ndahen dhe fillojnë të denoncojnë publikisht mazhorancën kur kjo ishte mazhorancë vetë. Ditën që Basha bashkëqeverisi me Ramën, ai ra si kryetar dhe i vetmi kryetar, na pëlqen neve apo jo, ngelet përsëri Berisha! Në një pikëpamje tjetër ku opozita vazhdoi të gjendje në gjumë ishte kur Rama emëroi gjithë ushtarakët si prefektë të rretheve dhe ushtarakun Lleshi, Ministër të Brendshëm. Kjo lëvizje ishte publikisht gjendje e jashtëzakonshme që shteti realisht ra, por rivuri një diktaturë kërcënimi, pra ishte një skenar kërcënues për të treguar që qeveria është e fortë dhe deri tani realiteti është se Ramës i funksionoi më së miri sepse këta ushtarakë me në krye Lleshin po i hedh në sulm për zgjedhje. Lleshi si mirditor nuk u tregua i zgjuar kur hodhi në kosh gradat e një gjenerali ushtarak dhe u bë polic! Tani ai po kërkon të shfaqë zgjuarësi duke emeruar në polici drejtorët e opozitës me besimin se ata do i shërbejnë të majtës, por edhe këtu zoti Lleshi ka dështuar, pasi ata do jenë pro të djathtës!
Ndërkaq një protestë e gjatë e studentëve, tronditi si maxhorancën që keqqeveris ashtu edhe opozitën që nuk jep shpresë; si e vlerësoni këtë protestë?
Marjan Gryka: Lëvizja studentore ishte një tërmet kundër politikës, ishte një shkundje e krimit politik, ishte një goditje kundër kësaj administrate që kërkon vetëm para, seks, njohje, krim për të ofruar një vend pune, kërkon tesër partie për të pasur një rrogë, kërkon t’i shërbesh krimit për të qenë jetëgjatë në vendin ku punon… Lëvizja studentore me zë të lartë edhe përpara ndërkombëtarëve i tregoj opozitës që “ti ke vdekur, që ti nuk njeh më shesh, nuk je më kërcënim për pozitën”, i tregoj së “ti ke shitur demokratët dhe dinjitetin e së djathtës”, i tregoj se “nuk na detyroi Rama që të ngrihemi, por na detyruat të dy bashkë që bashkëqeverisët të njëjtin krim, të njëjtin korrupsion, të njëjtën qeveri me në krye ministrin e Rendit tënd Demiraj, që harroi të djathtën dhe kë përfaqëson, harroi detyrën, por kopjoi baballarët duke iu përveshur tenderave”! Dhe kjo lëvizje u forcua shumë, por dobësimi i saj nuk erdhi nga ndërhyrja e politikës, jo, zbehja e lëvizjes erdhi kur ato donin t’i ngjanin lëvizjes studentore të 90-ës! Kjo është dhe ishte e pamundur, kjo ishte gracka e mendjeve të fluturuara dhe jo me këmbë në tokë; asnjë lëvizje nuk i ngjan dot një tjetre, asnjë lidër nuk i afrohet apo i ngjan Azem Hajdarit, as edhe nga familja e tij, sepse janë vite të tjera, data të tjera, qëllime të tjera. Imagjino, çfarë zbehje apo humori me krahasime: në 1990 duhej rrëzuar diktatura, në 2018 duhej rrëzuar Lindita Nikolla! Imagjinoni se çfarë diference politike reale dhe çfarë motive dhe në një vështrim tjetër të krahasosh sot organizimin mbarëpopullor në 1990 dhe tani organizimin me rrjete sociale. Është vështirë të mendosh se dikush në protestë ka 20% të aftësive drejtuese dhe organizuese të Azem Hajdarit dhe trimërisë së tij. Ne e kemi deklaruar dhe më parë se shefe e opozitës është Monika jo Basha.
Si e shpjegoni që vendi ynë radhitet ndër të parët në Europë dhe më gjerë për emigracion dhe azilkërkues; a është kjo një kambanë alarmi për boshatisjen e Shqipërisë?
Marjan Gryka: Sot shqiptarët e shohin si zgjidhjen e tyre vetëm ikjen nga Shqipëria dhe kjo vjen jo vetëm nga pasiguria, papunësia, paekonomia, por sot kemi politikanë të spektrit më të rrezikshëm me skenarin boshatisjen e Shqipërisë, pasi në të vërtetë dy vende po emigrojnë në vitin 2019, SHQIPTARËT DHE AFRIKANËT. Kjo është më tepër se alarmuese sepse kur themi shqiptarët po ikin po largohen doktorët, mjekët, pedagogët, inxhinierët, ekonomistët, shumë punonjës mediatikë po largohen dhe kjo fatkeqësisht quhet një situatë që po afron edhe falimentimin e bankave, sa për t’u kujtuar shqiptarëve Suden dhë Xhaferrin dhe përveç kësaj Shqipëria mbetet kampione në listën ndërkombëtare për krim e korrupsion.
A mendoni së ka ardhur koha për një alternativë të re politikë?
Marjan Gryka: Sot ka ardhur koha që në çdo lagje, në çdo kafe, restorant, aktivitet, shkolla etj, shqiptarët të bashkohen dhe të ngrihen për shembjen e kësaj klase politike që për 30 vite luan bixhoz me fatin e shqiptarëve, kësaj klase politike që e riktheu komunizmin dhe pinjollët e tij në pushtet, kësaj klase politike që vetëm vrau dhe nuk zbardhi asnjë vrasje, kësaj politike që vetëm vodhi dhe nuk arrestoi një hajdut sepse ajo vetë është kryegrabitësja më e madhe, kësaj klase politike që nuk i ktheu asnjë pronë pronarëve të vërtetë, por vetëm i gënjen, i grabit, i burgos dhe i vret. Duke qenëe kjo situatë pas një revolucioni kombëtar, mos të bëhen më zgjedhjet siç janë bërë këto vite, por me referendum popullor të dalin të gjithë të zgjedhurit në çdo qytet, deri në zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe jo të zgjidhet e të votohet nga krimi politik.
Qeveria Rama ka ndërmarrë një nismë, madje ka ngritur edhe një dikaster më vete për diasporën, që synon të afrojë mërgimtarët me vendin amë, mendimi juaj?
Marjan Gryka: Qeveria Rama kur ishte në opozitë vinte shpesh në takime me emigrantët, sidomos këtu në Greqi duke i mashtruar dhe premtuar se do u zgjidhte të gjitha problemet derisa të merrrte pushtetin. Këtu në Greqi vinte shpesh Arben Ahmetaj, Taulant Balla dhe i zgjedhuri për emigracionin në atë kohë Erion Veliaj, sot kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, mirëpo PS e Athinës ishte ndarë me grupe dhe Rama kërkontë t’i bashkonte. Në këtë aspekt ai dështoi dhe vendosi të rizgjedhë një kryetar të ri me telefon, pra pa vota, pa zgjedhje dhe kështu u bë: Edi Rama urdhëron që Artur Qirici të jetë kryetari i ri. Mirëpo kush ishte ky Artur Qirici? Me fondet e tij ai priste gjithmonë të ardhurit nga Tirana, të deleguarit e PS-së, Taulantin, Arbenin etj dhe iu paguante hotelet, restorantet, poashtu edhe prostitutat sepse “i kishim VIP-at e lodhur”! Dhe pasi dëfrenin, bënin edhe ca takime me emigrantët sa për sy e faqe. Artur Qirici është vëllai i baronit të drogës në Selanik dhe këta ishin edhe sponsorat e organizimeve në ambjentet e së majtës këtu. Pastaj kur erdhi e majta në pushtet, Artur Qirici u vendos shef i portit të Durrësit, ky ishte shpërblimi i partisë, morali politik dhe premtimi ndaj emigrantëve, prandaj emigrantët nuk mund të jenë më viktimë e politikës.
29 vjet pas rëniës së diktaturës, politika shqiptarë majtas dhe djathtas përveç që ka thirrur në qeverisje pinjollët e emërtesës komuniste, nuk ka dënuar asnjë nga zyrtarët e lartë të ish regjimit diktatorial?
Marjan Gryka: Sot në realitet shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pasojat e së kaluarës, vazhdojnë të brohorasin “Rroftë komunizmi”, vazhdojnë të jenë të heshtur ndaj atyre që për 50 vite i vranë, i prenë, i internuan, i dhunuan; ata vazhdojnë të jenë peng i një diktature që si pasojë e kësaj jemi qytetarët më të papërfaqësuar dhe të parespektuar në botë, sepse në vend që të ngrihemi kundër diktaturës, ngrihemi kundër njeri-tjetrit duke u sharë dhe u vrarë, sepse ky është kurthi politik që ne të jemi të përçarë, të jemi të paditur, të jemi peng i skamjes dhe mjerimit, të jemi nevojtarë kudo dhe për gjithçka, të jemi me personalitet zero përballë BE-së.
Reforma në drejtësi e mbështetur fuqimisht nga SHBA dhe BE ka dhënë rezultatet e para duke larguar një numër të konsiderueshëm prokurorësh e gjyqtarësh, që nuk justifikojnë pasurinë marramendëse; a duhet të mbetet më kaq ky proces apo duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe t’u sekuestrohën asetet?
Marjan Gryka: Reforma në drejtësi ishte e domosdoshme, mirëpo zbatimi i saj është me një këmbë sepse një prokuror që nuk kalon vetingun thjesht ikën në shtëpi dhe nuk bëhet më prokuror. Po ashtu edhe gjykatësi, por kjo është e padrejtë sepse gjithsecilit që ka abuzuar duhet t’i konfiskohet pasuria, sepse atë pasuri e ka vënë duke liruar vrasës, kriminelë dhe ka bashkëpunuar ngushtë më ta. Vilat e tyre janë ndër më të shtrejtat në Europë, pronat e tyre të grabitura kushtojnë miliona euro dhe këta prokurorë e gjykatës duhet të marrin me vete edhe shumë avokatë miliarderë, sekserët e tyrë. Pas këtyre duhet të konfiskohet krimi dhe pasuria edhe pronarëve të mediave ku baronë të krimit kanë televizione, kanë gazeta etj, edhe këta duhet të çohen përpara drejtësisë dhe t’u konfiskohet çdo pasuri. Reforma në drejtësi nuk duhet të ketë efektin e një ndërmjetësi “hajde u shkarkove dhe i gëzofsh miliardat e vëna me krim e korrupsion”. Ky është një mashtrim dhe me leverdi për njerëzit e drejtësisë. Sot ndërkombëtarët që janë angazhuar në Vetting nuk duhet t’i ngjajnë disa ambasadorëve të huaj ndër vite që vetëm pasurohen, bëjnë albitrin dhe ik njëri vjen tjetri, por duhet të fitojnë besimin e shqiptarëve që e kanë humbur me kohë.
A mendoni se edhe klasa politike aktuale, deputetë dhe ish deputetë, ministra dhe ish ministra, zyrtarë të lartë të së majtës dhe të djathtës që përbëjnë edhe koorporatën më të madhe të grabitjes së pasurisë duhet të shkojnë para drejtësisë?
Marjan Gryka: Kjo klasë politike e ka mbushur kupën keq përpara këtij populli, kjo klasë politike është tradhti kombëtare, është dënim për këtë popull, është fatkeqësi për rininë dhe të ardhmen e saj, është dora dhe mbjellja e krimit politik, është kjo klasë politike që nuk na pranon BE pranë saj, nuk na pranon PE pranë saj, nuk na hap dyert për asgjë KiE, është kjo klasë politike që në momentin kur lëkundet krijon ndonjë vrasje apo incident diplomatik si për shembull përplasje me Greqinë ose me Serbinë etj. Është kjo klasë politike që kurrë askush nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi ofruan në poste të gjithë suitën e tyre: çunin, gocën, kushëririn, dhëndrrin, kunatin, baxhanakun, krushkun, motrën a vëllain, tezen a hallën, kushërinjtë me rradhë. Kjo është partia në realitet në Shqipëri, kjo është politika 29 vjeçare, këta janë milionerët e rinj komunistë, kjo klasë politike është neveri për ndërkombëtarët, është gangrenë për shqiptarët. Imagjinoni sot luajnë bixhoz politik me një Ministër të Jashtëm, sikur të luajnë bixhoz në shtëpi e jo me postet e shtetit ligjor. Rama na servir një të dashur nga Kosova, një çunak me zero karrierë, me njohje ndërkombëtare zero, por për kryeministrin është më i miri sepse Ministria e Jashtme është kthyer si klubi “Vllaznia” në futboll që luajtën teatër dhe e hodhën në kategori të dytë. Ky është turp i vitit dhe ne, me bindje të plotë, do t’i drejtoheshim Ilir Metës me kopetencat që i jep kushtetuta të kërkojë shkrirjen e këtij parlamenti dhe të shpall situatë të jashtëzakonshme në vend pasi Pashalimani u vodh dhe pashalimanët e tjerë janë gati! E gjithë Shqipëria sot po zien, në të gjitha krahët ka protestë dhe gjoja për ta zgjidhur këtë mblidhen ca politikanë të opozitës e kryetarë partie kur janë tej të konsumuar dhe nuk vlejnë asgjë përveç se të shkojnë para drejtësisë. Aktualisht kemi një qeveri me dashnorë e dashnore që mblidhen të japin zgjidhje asaj që nuk mund ta zgjidhin kurrë për të vetmen arsye se kjo qeveri ka rënë, bashkë me opozitën.
Sot shqiptarët i ka përfshira skamja, jetojnë me borxhe, pa ilaçe, pa shkolla, pa punë, ndërsa politikanët merren me menaxhimin e lëvizjes së drogës dhe hashashit; sot shqiptarët e shohin shpresën nga qielli, ndërsa politikanët e shohin nga toka që është bërë kudo jeshil, kudo drogë, kudo vrasës me pagesë, kudo pastrim parash…Shqiptarët po revoltohen në ekstrem për të rrëzuar për herë të dytë komunizmin, si i vetmi vend në botë, ndërsa politika shqiptare, me komunistët e vjetër dhe të rinj, u forcua dhe u pasurua si i vetmi rast në botë për të dytën herë. Do vijë shpejt momenti kur edhe emigracionit do t’i mbyllen dyert dhe mikpritja, prandaj ky revolucion duhet të quhet: FUKARAJA kundër LUKSIT dhe MILIONERËVE.
Për rreth tri muaj Tirana dhe Prishtina zyrtare është përfshirë në një debat për ndryshim kufijsh të Kosovës, ndërkohë që janë shprehur kundër Gjermania, Anglia dhe shumë vende të tjera të bllokut perëndimor…
Marjan Gryka: Sa për debatin e përfshirë për ndryshim kufijsh, Tirana dhe Kosova në fakt, do vinte ky ministri i ri i Ramës, pra Ministri i Jashtëm dhe do ta zgjidhte, mirëpo ky debat përmban vetëm llogje tavolinash, takimesh kafenesh dhe mashtrime. Të gjithë këta që shqyhen gjoja për bashkimin e shqiptarëve janë një maskë për popullin sepse jo vetëm nuk kanë këllqe as Haradinaj as Rama, por këta bëjnë heroin përballë popullit, kufijtë i ka vënë SHBA e Europa dhe pa votimin e mirkuptimin e tyre nuk mund të bëhet asgjë, përkundrazi kjo lojë përmban era barut për t’i nxitur shqiptarët për luftë. Mirëpo sot të gjithë e kuptojnë se nuk luftohet meqë në krye të qeverisë të vijnë ata që UÇK-në e harruan, ata që Rugovën e helmuan, ata që Kosovën e shitën. Po ashtu, ata që qeverisin në Tiranë njësoj mashtrun me Çamërinë ku për vite vetëm nëpër mikrofona dhe kafene nuk egziston askund, në asnjë institucion, në asnjë letër, në asnjë shtet një kërkesë për Çamërinë. Përkundrazi Serbia që duket e dobët i thërret si delet politikanët e Kosovës dhe kjo Greqia ku ne jetojmë i thërret si dele Qeveritarët e Tiranës. Kjo nuk ka nevojë për shumë reklamë sepse realiteti flet vetë, SHBA, Gjermania, Anglia, Franca dhe Belgjika kërkojnë dënimin e klasës politike, kërkojnë që krimi politik të shkojë përpara drejtësisë dhe jo ndryshim kufijsh.
Për të lexuar intervistën e mëparshme, shfletoni këtë link: https://alb-spirit.com/2018/06/16/marjan-gryka-te-vertetat-per-azem-hajdarin-edi-ramen-berishen-dhe-fatos-klosin/