Xhoi Jakaj: Sa dhemb kur vritet një grua!
Një burrë i papunë, që mbyt me duar në fyt gruan e tij 45 vjeç, nënë e tre fëmijëve, e cila punonte si shitëse e rrobave të përdorura dhe mbante fëmijët me frymën e shpirtit e ndërkohë, një vit më parë, pasi e ka arrestuar policia për dhunë në familje këtë bashkëshort vrasës, përsëri nëna e femijëve të tij ka treguar meshirë dhe e ka tërhequr denoncimin dhe sot ky bashkëshort e burrë i dhunshëm i mori shpirtin me duart e tij.
Sa dhimbje për gratë shqiptare, sakrifikuese në maksimum për të mbijetuar me burrin dhunues në emër të mbrojtjes së familjes.
Jo, të nderuara zonja, mos e lejoni që në krye të herës dhunën sepse ai nuk do ndryshojë kurrë, do të të skllavërojë e sa e sa herë do të ta përsërisë ritualin që nuk po më mban ti, edhe pse në fakt je ti ajo që po e mban, po i rrit fëmijët, po bën edhe pjesën që i takon atij bashkëshorti dhunues sepse i kë lënë rrugën hapur për të të dhunuar, masskruar e në fund edhe të të vrasë pa mëshirë…
Apeli im sot është për gjithë gratë që mbajnë burrat pa punë: Zgjohuni nga gjumi, mos duroni askënd për shkak të opinionit, fëmijëve apo në emër të mos prishjes se çerdhes familjare, sepse fëmija i rritur në dhunë, nuk do jetë i dobishëm nesër as për ty dhe as për shoqërinë.
Flakeni njëherë e mirë frikën se ju riprodhoni jetë njerëzore dhe është makabriteti më i madh ta dhunosh e për më keq të vrasësh një grua, një nënë, një vajzë!