Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Sherifi, letër miqësore për botimin e ri

Do jem në Tiranë bashkë me Nënën Xhevahire më datën 3 Prill e deri më datën 21 Prill 2019, pra do jem 18 ditë andej me juve! Me atë rast, si zakonisht do prezantoj librin tim të ri «BORDERLINE», të cilin po ua ofroj miqësisht të gjithëve në mailin tuaj. Ideja ime logjike është: që ta lexoni, se nuk është çfarëdo vepre e kotë…ta dini që është literaturë serioze dhe e thelluar në top nivel internacional.

Ju e dini që nuk shkruaj libra për të kaluar kohën, as për të bërë figuracion, apo për të qenë në mesataren e rëndomtë… Nuk është që në fillim ambicioni, as programimi im në raport me artin! Puna është për ta çuar sa më lart, në maksimumin e mundshëm…ose pastaj më mirë me u marrë me një punë tjetër, por jo me art! Kjo është filozofia ime në lidhje me artin…

Pra nëse iu pëlqen dhe iu frymëzon sinqerisht libri im… ua di për nder. Por pastaj me logjikë: do ishte mirë që edhe ju vete ta ndani atë kënaqësi personale me miqtë, rrethin dhe të njohurit tuaj duke e përhapur perms rrjeteve sociale të internetit që i përdorni ju zakonisht dhe duke ua mundësuar miqve tuaj që ta lexojnë edhe ata vetë veprën.

ARTI është për t’u shijuar, për t’u ndarë, për të qarkulluar, për t’u diskutuar rreth një birre, një vere, një kafe…nuk është për të ngelur i momifikuar në gjumë.

Pra shpërndani edhe ju këto dokumente: Letra për fansat e mi… Libri im i ri “BORDERLINE” – bashkë me kopertinën e ilustruar. Logjikisht do botohet pas 3 ose 4 jave në Tiranë, pak para se të vij unë andej! Faleminderit shumë!

Respekt të gjithëve.

Skënder Sherifi –   Bruksel, më 27 shkurt 2019.

Please follow and like us: