Bleona Qereti, mesazh për femrën: Mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta!
Edhe këtë herë Bleona Qereti po merr vemendje për shkak të postimit të saj të fundit në rrjetet sociale. Këtë herë ajo ka marrë rolin e feminists dhe ka thumbuar duke vënë në theks faktin që të qenurit single është me mirë sesa të jesh e përdorur dhe në një lidhje jo serioze. Ky status ka nxitur shumë reagime dhe Bleona ka dhënë një kundërpërgjigje për shkak se kjo gjë është keqkuptuar nga njerëzit që nuk kanë “njohje” të gjuhës angleze. “Përkthimi korrekt anglisht-shqip i statusit tim dje, për të gjithë ata që e “qajnë” anglishten. Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që “dëshirojnë” pa pasur nevojë të jenë në marrëdhënie serioze me të! Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare se sa 1 përdorimshe. Që dmth respekto veten po deshe të të respektojnë të tjerët. Ose më shqip akoma: Mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta”,- sqaron Bleona.