Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Bashkia që drejton Veliaj, thesar për prokurorët e korruptuar!

Bashkia që drejton Veliaj është thesar për prokurorët e korruptuar!

Tirana e qeverisur në mënyrë të paligjshme edhe plot me afera korruptive, me vrasje, me abuzime, me fallsifikime, është Tirana që duan prokurorët e korruptuar.

Mashtruesi i Tiranës ofron favore, prona publike, para dhe lehtësi në vetting për mos u hetuar edhe dënuar për aferat e tij në krye të Bashkisë, Tiranë.

Të gjithë e dimë si e mbylli me Petrit Fushën çështjen e vrasjes së Arditit dhe sa miliona euro edhe prona publike si trualli i Teatrit Kombëtar merr vëllai i tij Shkëlqim Fusha.

Të gjithë e dimë si dha uniformat e policisë bashkiake një kompanie me një punonjëse dhe nën sekuestro dhe askush nuk e hetoi.

Të gjithë e dimë si bën tenderat abuzivë, koncensionet e paracaktuara, si i dha mandat këshilltarëve bashkiakë dhe miratoi në mënyrë të paligjshme rritjen e çmimit të ujit për banorët e Tiranës…

Ju prezantoj me posterin e dytë të vërtetë të Tiranës së këtyre 4 viteve në qeverisjen e Erioni Mashtruesit, ku janë vetëm një pjesë e aferave.

Please follow and like us: