Salianji publikon përgjimin, Drejtori i Policisë i dërgon lekë Alizotit
Ervin Salianji, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes “Xhafaj-Babale” ka publikuar në faqen e tij në Facebook një përgjim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi. Fredi Alizoti është personi që ka luajtur rolin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. PD pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, fliste me Albert Veliun, i njohur si “Babalja” për pazaret e drogës në Vlorës. Më pas, rezultoi se zëri nuk ishte i Agron Xhafajt, por i Fredi Alizotit që kishte luajtur rolin e tij. Sipas përgjimeve që ka publikuar Salianji, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh. Salianji thotë se bëhet fjalë për një përgjim zyrtar të Prokurorisë, por nuk jep detaje se si ka arritur ta sigurojë atë.
Biseda e trasnkriptuar, Ora 12:28 e natës
Drejtori: Fredi,
Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…
Drejtori: Ku je, se nuk..
Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee
Drejtori: Ku je në Fier apo jo,
Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii
Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë
Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj
Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas
Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh
Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,
Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje
Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend
Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë
Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.