Albspirit

Media/News/Publishing

Aurela Kozmaqi, bukuria shqiptare në Kanada

Aurela Kozmaqi është shqiptarja e cila prezanton bukurinë shqiptare në radhët e kanadezeve. Prej mëse 4 vitesh, ajo është pjesë e botës së modelingut duke sfiluar në parasela të ndryshme të kontinentin amerikan por jo vetëm. Agjensia prestigjioze “Top Model Search Canada”, tashmë ka edhe një shqiptare në mesin e tyre dhe e menaxhon atë në mjaft ftesa të ndryshme. E ardhur në Kanada në eksodin e shqiptarëve nga Kosova (në vitin 1999), ajo ishte vetëm 1 vjeç kur jeta e saj do të përqendrohej më shumë në Regina, në provincën e Saskatchewan. Ajo vjen nga një familje e cila nuk e ka braktisur ndjenjën e patriotizmit, madje i kanë ruajtur fort marrëdhëniet më vendlindjen.
Prishtina, mbetet pothuaj destinacion i çdo vere për t’iu rikthyer origjinës dhe për të përfituar e për të takuar të afërmit. Sot, Aurela studion për mësuesi pranë University of Regina. Ajo ka mjaft dëshirë të punojë më fëmijë të moshave të ndryshme dhe për të qenë një pikë referimi për ta.
Puna ia do të marrë avionë e të lëvizë shpesh nëpër shtete të ndryshme ku ajo pranon një kontratë. Kalifornia e ka pranuar tashmë që ajo është një modele profesioniste, e denjë për paraselat e saj dhe ndaj ajo gjendet shpesh atje. Aurela ndan edhe një kujtim të fundit në Kaliforni, kur ajo është gjendur në mesin e mjaft modeleve të tjera të afirmuara në botën e spektaklit, dhe thekson se ajo ishte e vetmja shqiptare që prezanton edhe Kosovën por edhe Kanadanë. Ajo nuk ka vendosur ende për një kontratë në Australi, edhe pse ftesa i duket mjaft atraktive.
Sigurisht që çdo shqiptar në Kanada ndjehet krenar kur etiketohen personazhe të tilla që përfaqësojnë një shtet të vogël si yni, ndaj edhe mbështetja për të e gjithë të tjerët do të jetë ende në vazhdim.
Fotografia e Albanian Montreal Press
Please follow and like us: