Albspirit

Media/News/Publishing

Rama përballë vlonjates së larguar padrejtësisht nga puna: Më vjen zor, përgjegjësinë e ka qeveria

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me persona që kanë gjetur zgjidhje pas denoncimeve në platformën e bashkëqeverisjes, ka qenë edhe një grua vlonjate e larguar nga puna, si pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ajo ka treguar të gjithë vështirësitë që ka kaluar në gjyqe, e vetme, pa avokat, për vite, deri në momentin që është ankuar në platformë. Më pas gjykata ka vendosur rikthimin e saj në detyrë dhe pagesën për gjithë dëmin e shkaktuar. Pas fjalës së gruas, Rama u shpreh se i vinte zor për ato që kishin ndodhur dhe se përgjegjësinë për gjithçka e ka qeveria.

Rama: Nga Vlora je?

Gruaja: Po

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

Gruaja: Janë larguar.

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e t’u janë larguar.

Please follow and like us: