Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Kohë të vështira për koleget bullgare, boksieri puth moderatoren që e intervistonte

Video e një interviste të boksierit të peshave të rënda ka pushtuar rrjetet, pasi ky i fundit përfundon duke puthur gazetaren që po e intervistonte. Bëhet fjalë për boksierin bullgar, Kubrat Pulev, i cili puthi Jennifer Ravalo pasi mundi në raundin e shtatë Bogdan Dinu. Gazetarja Ravalo tha se incidenti ishte i turpshëm, ndërsa boksieri reagoi në rrjetet sociale ku sqaroi se ata të dy janë miq dhe bënë shaka për puthjen. “Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje. Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores. Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër”-shkroi ai. Pavarësisht justifikimit, Pulev u kritikua shumë nga fansat për veprimin e tij që pushtoi rrjetet.

 

Please follow and like us: