Video/Bushati replikon me Nazarkon e vogël: Je b***lëpirës!
Analistët Andi Bushati dhe Mentor Nazarko të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” kanë kaluar në ofendime dhe fyerje për njëri-tjetrin. Ka qenë Nazarko që i ka thënë Lubonjës dhe Bushatit që shpesh bëjnë letërsi politike, ndërsa Bushati i është kthyer duke e quajtur b**lëpirës.
Debati:
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindromi i të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Cfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne dalim në përfundim dhe themi qeveria e ka fajin.
Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…
Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen…
Mentor Nazarko: Eee.
Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne.
Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare.
Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?
Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.
Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë.
Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote.
Andi Bushati: Se ka njerëz që e harxhojnë gjithë jetën.