Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja Shahini cakton rektorin e përkohshëm

Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i Rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka emëruar përkohësisht në këtë detyrë Bernard Dostin. Ai mban aktualisht detyrën e zëvendësrektorit në Universitetin e Tiranës. Bernard Dosti pritet të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë. “Caktohet Z. Bernard Dosti, me detyrë Zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, që të zëvendësojë rektorin e pezulluar deri në përfundimin e çështjes me vendim të formës së prerë”, shkruhet në urdhrin e Besa Shahinit. Në shkresë urdhërohet si pezullimi i Konit ashtu edhe emërimi i Bernard Dostit. Urdhri mban datën 12 prill, pra një ditë përpara se të publikohej në media kërkesa për shkarkimin e Mynyr Konit. Ky i fundit deklaroi se lajmin për pezullim e mori vesh nga mediat dhe e quajti si “diçka të pritshme”. Koni u pezullua nga Shahini për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, ndërsa pritet dekreti i shkarkimit Presidenti Ilir Meta.

Please follow and like us: