Nora Malaj: Kush je ti që qëllon mbi gratë?!
Kjo vetëm kjo nuk është “Policia që duam”. Kjo është policia që, pasi dhunoi qytetarët me gaz lotësjellës, me lëndë helmuese luftarake, sot në veshjen e Policisë së Shtetit, iu ka servirur grave të pambrojtura, te bregu i Lumit, duke e kthyer në lejtmotiv dhunën ndaj grave e vajzave!
A ka turp më të madh që sot dhunohet gruaja, qê mbron shtëpinë e vet, familjen dhe të ardhmen e saj, shtëpinë e saj?
Ku e gjen moralin kjo palo polici dhe ky kryebandit që të sillet kështu me qyetarët e pafajshëm që sot po mbijetojnë, në ketë narkoshtet, me një kryeministër mashtrues dhe dhunues!
I drejtohem Avokatit të Popullit, Zevendesambasadores se Shteteve te Bashkuara të Amerikës, organizatave të shoqërisë civile dhe ne mënyrë të veçantë ambasadoreve gra, që sot të gjithë njëzëri, të ndalojmë dhe të dënojmë cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare. Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet. Askush nuk mund të lejohet të ushtrojë dhunë në emër të grave. Mos harro se sot dora që tundi djepin u dhunua nga shteti! Kjo është tragjedi kombëtare!
https://www.facebook.com/nora.malaj.79/videos/267583194187473/?t=5