Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua…

 

 

Sot më shumë se kurrë, më ngjallet neveri mua dhe çdo qytetari të madh e të vogël të këtij vendi. Ju që bëni show me ligje e strategji për barazi gjinore e për forcim të ligjit kundër dhunës ndaj gruas, ju që inkurajoni gratë e dhunuara të kërkojnë ndihmë e mbrojtje pikërisht tek ato uniforma të cilat i dhunuan e poshtëruan paturpësisht sot.

Ju zonja të mazhorancës, që bilbilosni në komisione e emisione televizive, sot më shumë se kurrë kuptuam që e bëni për të krijuar e ndërtuar imazhin tuaj, dhe jo për ato gra që kanë vërtetë nevojë, e që nga sot u ristrukën sërish nën çatinë e dhunuesit, nga mosbesimi i vërtetuar, që ky shtet do t’i mbrojë e mbështesë. Përse asnjëra prej jush nuk reagoi apo dënoi aktin e turpshëm të atij polici, që vuri dorë mbi një grua, nënë, motër, ajo është dorë e shtetit, e nesër mund të godasë secilën prej nesh.

Kush qenkan këta bij të paudhë, këta individë të frustruar e të paqytetëruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetarët dhe janë pikërisht ata që i dhunojnë qytetarët? Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësojë një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qënie jonjerëzore.

Ti që sot dhunove atë grua, numëro orët e tua në atë detyrë.

17 Prill 2019.

Please follow and like us: