Albspirit

Media/News/Publishing

O Notre Dame, jo lot! Ne, rrënuesit e kishave sot i kemi ‘heronj’!

Fritz RADOVANI

 

 

 

 

 

                                             

Image result for shembja e kishes se vaut te dejes

VAU I DEJËS 1969

 

 

Image result for notre dame

 PARIS 2019…                 

 

DY KISHA MOSHATARE N’ EUROPË QË, NUK DO TË JENË KURRMA!

NË PLOT 50 VJET, DY FLAKË TË MNERSHME KA PROVUE EUROPA PLAKË:

15 PRILL 2019, Flaka zharitëse në Notre Dame të Parisit, shemi përfundimisht Katedralen monumentale 850 vjeçare, që ishte një “ciceron” mu në zemrën e Europës…

E bashkë me zanin e saj u shue përgjithmonë një ndër Kryeveprat e artit Botnor.

30 MAJI 1969, Flaka shpërthyese e dinamitit sllavo – aziatik të “Revolucionit 1967” e vume me dorën e anadollakut Fadil Ymeri, sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, holli n’ erë Kishën e shek. XIII-të, ku asht kunorzue Heroi Kombtar i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Shqipnia “ateiste” u kthye në një “vorrezë” besimesh fetare.

Pak muej mbas shkatrrimit të Kishës, kandidati i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, një ditë po ua shpjegonte një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga kryeveprat e artit. Fadili po krenohej për këtë “besim” që i kishte vue detyrë PPSh…Një tmerr me e ndigjue se me sa madhështi e mburrje,  po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë…si një dishka e mbrekullueshme…kur pa u shpërnda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, e mandej ra e u shkatrrue!..”

Shumë çudi! Fallsifikatorët e Historisë sonë vazhdojnë rrugën e vet të 1944…Anmiku i Gjergj Kastriotit, sulltan Enveri, as “nuk e kishte dijtë se Ajo Kishë, po hidhet në erë…”.

Pse, knaqej djali i bylykbashit me shkatrrimin e “një Kishe”?! – Ja një tjetër fakt:

Kur po ndërtohej hidrocentrali i Fierzës, Ramiz Alia thrret inxh. Besnik Bekteshin dhe i shpjegon se, “shoku Enver, ka menduar me Ju dërguar në hidrocentral. Sot ai do të tregojnë arsyet e ndërtimit të hidrocentralit aty tek ai vend…Dëgjoje me kujdes Besnik”!

Ing. Bekteshi hyni në dhomën e tij dhe Enveri, filloi me i tregue për hidrocentralin dhe arsyet e ndërtimit në Fierzë, të cilat vështirë se i beson kush sot. Ndër tjera ai i shpjegoi: “Do të ndërtojmë këte hidrocentral, i cili nën liqenin e tij ka për të përmbytur 38 kisha të vjetra dhe vetëm kështu ajo zonë do të spastrohet nga ato Kisha Katolike…”.

Ja pra, kjo ishte “Drita e Partisë”…Për të cilën po punohet me e “rindezur” dit’ e natë!

  • Ah flakë, o flakë, e deri kur do të vazhdoni me zharitë Europen e bukur Plakë?!..

Melbourne, 17 Prill 2019.

Please follow and like us: