Hajdari: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje politike
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari përmes një postimi në “Twitter”, ka përsëritur edhe njëherë nevojën për organizimin e zgjedhjeve në 30 qershor.
Deputetja është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve nga partitë opozitare, duke e cilësuar si vetëvrasje politike.
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo.
Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shprehet Hajdari.
Please follow and like us: