Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Hajdari krijon partinë “Bindja Demokratike” dhe do hyjë në zgjedhjet vendore

Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari ka vijuar me të tjera plane për të ardhmen e saj në politikë. Rudina Hajdari ka mbledhur mesditën e së shtunës grupin parlamentar demokrat, në fokus të së cilës ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale.

Vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike. Shqiptarja.com shkruan se emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike” dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit. Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit tëmbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike.

Partia “Bindja Demokratike” thuhet se do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatë.

Please follow and like us: