Albspirit

Media/News/Publishing

Partia e Rudina Hajdarit, vjen reagimi i parë nga Alibeaj

Vjen reagimi i parë nga partia Demokratike, sa i përket partisë së re të formuar nga Rudina Hajdari.  Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj tha se krijimi i të tilla partive politike janë brenda logjikës demokratike. Ai shtoi se në këtë rast mungon morali politik. “Asnjë lloj komenti. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ‘90 u arrit mundësia që kush do mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast”, tha Alibeaj në News 24. “Edhe pse nuk ka shumë kohë ne duam të mos i lëmë demokratët pa një alternativ në 30 Qershor”. Dy ditë pas kësaj deklarate në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari e zgjedhur në krye të grupit të ri parlamentar demokrat, së bashku me ish –nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozin, ka nisur mbledhjen e firmave për krijimin e një force të re politike, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Please follow and like us: