Ben Blushi: Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir!
Gati një vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018. Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua t’i siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohë kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për t’i kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit. Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir.
Please follow and like us: