Nora Malaj: Pakt Kombëtar për Shqipërinë Europiane!
Shqipërisë i ka rënë automati, çdonjëri prej nesh duhet të bëj detyrën e tij!
Ka ardhur koha për krijimin e Komitetit të Shpëtimit nën drejtimin e Presidentit!
Sot në Shqipëri nuk ka më media të lira, këtë e thonë ‘Reporterët pa kufij”!
Sot Shqipëria nuk ka më një pushtet të pavarur të drejtësisë, pasi reforma në drejtësi është e kapur.
Sot Shqipëria është vendi i parë në rajon që tashmë e gjithë opozita doli jashte Parlamentit, pasi iu mohua e drejta e fjalës dhe opozitarizmit.
Sot Shqipëria, po listohet në listën e vendit, ku largimi i të rinjve në mënyrë masive po e çon vendin dhe të ardhmja e këtij vendi tashmë në kolaps.
Sot Shqipëria ka humbur krizën e besimit te çdo kush e te kushdo!
Sot kriza familjare ka mbërritur atje ku nuk mban më!
Sot jemi në krizën ku fjala, fyerja e mosdëshira, për të dëgjuar e kuptuar është ngritur si lajtmotivi i jetës.
Sot nuk fiton më i miri, por i keqi.
Sot në Shqipëri falet i keqi dhe dëmtohet i miri.
Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Vendi është në krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike.
Sot KM ka kapur të gjitha institucionet e vendit, që parimisht duhet të jenë të pavarura dhe dialogu politik ka përfunduar.
Kjo është situata më tragjike, ku vendit i ka rënë automati dhe jemi në situatën kombëtare më alarmante, ndaj gjithsecili nga ne duhet të bëjmë secili detyrën për të shpëtuar vendin tonë.
Zgjidhja janë zgjedhjet… Zgjedhjet e ndershme. Sot duhet një Komitet Shpëtimi Kombetarë që të drejtohet nga Presidenti i Shqipërisë, për të shpëtuar kombin tonë nga katastrofa dhe vëllavrasia! Tani është koha të veprojmë, me një Pakt Kombëtar për Shqipërinë Europiane!