Albspirit

Media/News/Publishing

Spalletti dhe Zanetti bëjnë shqiponjën, Inter-Juve ndeshje speciale për tifozët shqiptarë

Luciano Spalletti dhe Javier Zanetti për një ditë flasin shqip. Trajneri dhe zëvendës presidenti i klubit zikaltër të shtunën para derbit të Italisë ndaj Juventusit janë takuar nga afër me tifozë shqiptarë të Interit.

Një grup i vogël fansash ishin të pranishëm në restorantin që është në pronësi të Luciano Spallettit i cili rastisi në ato momente në biznesin e tij dhe nuk nguroi të bënte një foto me tifozët shqiptarë duke bërë gjestin e shqiponjës.

Ndërkohë rreth 60 tifozë antarë të Inter Club Albanias të cilët udhëtuan drejt Milanos për të ndjekur nga afër Inter-Juve, disa orë përpara ndeshjes patën një takim me legjendën zikaltër Javier Zanetti.

Presidenti i Inter Club Albanias, Juxhin Rama i dorëzoi ish kapitenin tashmë në rolin e zëvendëspresidentit çmimin antar nderi i Inter Club Albanias, çmim të cilin Zanetti e pranoi me kënaqësi siç shihet edhe në këto foto.

Please follow and like us: