Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasja mes Teheranit dhe Londrës, SHBA kërkon pjesëmarrjen e Gjermanisë në një mision në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja i kërkoi Gjermanisë që të marrë pjesë, së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe, në një mision mbrojtjeje në Ngushticën e Hormuzit, në mesin e krizës mes Teheranit dhe Londrës, e nxitur nga bllokimi i anijeve cisternë të kësaj të fundit, njoftoi sot ambasada amerikane në Berlin. ‘’Ne i kërkuam zyrtarisht Gjermanisë për t’iu bashkuar Francës dhe Britanisë së Madhe për të ndihmuar në mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit dhe luftuar agresionin iranian’’, bën të ditur zëdhënësja e ambasadës, Tamara Sternberg-Greller, pasi Irani sekuestroi një anije cisternë suedeze e cila lundronte me flamurin britanik më 19 korrik në këtë zonë. SHBA e ka dёnuar veprimin e palёs iraniane nё Ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi se do ta forcojё edhe mё shumё praninё ushtarake amerikane nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa amerikane nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane flasin pёr 500 trupa.

Please follow and like us: