Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjerimi i NATO-s dhe tensionet me Rusinë

Ngjarjet e fundit në Evropën Lindore dhe tensionet në rritje me Rusinë kanë ringjallur debatin mbi zgjerimin e NATO-s, që Moska e konsideron si një provokim. Debati për zgjerimin vjen ndërkohë që udhëheqësit e vendeve të NATO-s përgatiten të mbajnë një takim në fillim të muajit të ardhshëm në Varshavë.

Tani që procesi i anëtarësimi të Malit të Zi në NATO ka filluar, pyetja mbi të ardhmen e zgjerimit të Aleancës me vende të Ballkanit dhe të rajoneve të tjera pritet të debatohet përsëri.

Për Maqedoninë, anëtarësimi në NATO është e vetmja alternativë, thotë ministri maqedonas i mbrojtjes.

“Sa më shumë që NATO të jetë e pranishme në Evropën Juglindore, në Ballkan, aq më i begatë dhe më qëndrueshëm do të jetë Ballkani”.

Çështja e zgjerimit të mëtejshëm, dislokimi i forcave të NATO-s në shtetet baltike, Poloni dhe Rumani do të jetë fokusi i takimit të ardhshëm në Varshavë. Ky dislokim është i rëndësishëm, thotë ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker.

“Ky është një sinjal për të gjithë, përfshirë Rusinë, se NATO është e përgatitur për të mbrojtur anëtarët e saj. Kjo është tepër e rëndësishme. Ky është thelbi i parandalimit që po tregon se gatishmëria për të marrë këto hapa është kritike … madje edhe me pakësimet e buxheteve të mbrojtjes dhe reduktimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në përgjithësi, ky hap është shumë i rëndësishëm”.

Por lëvizja e NATO-s për të dislokuar trupa në kufirin e saj lindor dhe zgjerimin i saj janë shihen si kërcënime nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin.

“Qëllimi i tij është ta deyrojë NATO-n të tërhiqet. Ai dëshiron ta përçajë Evropën dhe NATO-n, që ajo të mos mbrojë vendet anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë. Është shumë e rëndësishme që NATO të mos e pranojë këtë.”

Rusia u është përgjigjur veprimeve të NATO-s në krahun e saj lindor me një premtim për dislokimin e rreth 30,000 trupave në kufijtë perëndimorë dhe jugorë deri në fund të këtij viti.

Please follow and like us: