Prangat nuk kursejnë edhe një biznesmen tjetër të njohur
Policia e Tiranës vuri në pranga edhe një tjetër biznesmen të shpallur në kërkim. Ai akuzohet për skemën e mashtrimit me TVSH-në. Në pranga ra Agim Kola, administrator i kompanisë Rruge Sinjalistike Mirembajtje & Hidro Company. Më parë në lidhje me këtë rast mashtrimi ishin arrestuar edhe 16 biznesmenë të tjerë. Dhjetë prej tyre u liruan nga gjykata, për t’u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 6 janë lënë në arrest me burg 20 ditë. Biznesmenët e arrestuar akuzohen se kanë konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Hetimet vijojnë edhe për biznesmenë të tjerë të përfshirë në këtë skemë