Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Kujdesu për trurin po aq sa për trupin!

Image may contain: Xhoi Jakaj, smiling, standing and indoor

Kujdesu për trurin po aq sa për trupin…një trup i shëndoshë është atëherë kur kemi një mendje të shëndetshme…

Sot Dita Botërore e shëndetit mendor.

Dy fjalë për trurin meqënëse kam pasur fatin të studioj biologjinë e kafshëve dhe të njeriut.

Truri tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) dhe për t;i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm e na ruajnë ne nga faktor demtues…

Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. (SNQ)

Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës.
Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh siç e ka njeriu dhe kafshët kurrizore.

Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 200 miliardë neurone, secili i lidhur me më se 10.000 të tjerë.

Neuroshkenca është studimi shkencor i trurit dhe gjithë sistemit nervor.

Po si është e përbërë kjo pjesë me rendësi e organizmit:
-Truri i vogël
Është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve.

-Truri i mesëm
Është vendi kryesor i lidhjes mes ngacmimeve dhe grupeve të muskujve.

-Truri i ndërmjetëm
Në pjesën e poshtme të tij gjendet hipofiza e lidhur me hipotallamusin ( ky lirin shumë hormone) dhe është si qendër kontrolluese e metabolizmit, temperaturës së rupit, e përgjegjes për procesin e gjumit dhe funksione të tjera, ndërsa në pjesën e sipërme epifiza si gjëndër shumë e rendësishme me funksione pafund në trupin e njeriut…

Truri është;
•Zonë frike.
•Zonë ruajtje.
•Zonë kontrolli.

Frika here-herë na vë zjarrin nën këmbë dhe ndonjë herë na jep kurajo për të përballuar një rrezik që na kanoset dhe zonat e trurit janë përgjegjëse për të shpëtuar trupin nga tronditjet e ndryshme që sjell një situatë e caktuar në një kohë të pacaktuar

Janë tre reagime të ndryshme që nuk i zgjedhim ne me ndërgjegje por që vendosen nga disa neurone të veçanta që quhen qeliza të tipit I, e që janë të pranishme në zonën cerebrale të amigdalës

Këtë zbulim e kanë bërë disa shkencëtarë te minjtë e ky shkrim u publikua në revistën “Neuron”, fryt i punës së kërkuesve të “European Molecular Biology Laboratory” te Romës.

Truri i njeriut është truri me i përsosur

Ai është i përbërë nga 5 pjese : truri i madh, truri i mesëm, truri i ndërmjetëm, truri i vogël dhe palca kurrizore.
Tek fëmijët e posalindur është 400 g ndërsa tek njeriu i rritur 1400 g prej te cilëve 1200 g i përkasin trurit te madh.

Truri ynë ndalet se rrituri ne moshën 15-vjeçare
Por të mësuarit nuk ndalet kurrë ! Qelizat nervore të trurit gjatë gjithë jetes formojnë lidhje te reja.

Një kuriozitet: Truri shfrytëzon shume fuqi (energji) sa edhe një poq elektrik i fuqise 10 watt.

Truri i njeriut ka kater lobe. Ato janë :

1-Lobi frontal
2-Lobi parietal
3-Lobi oksiptal
4-Lobi temporal.

Demtimi i njërit nga këto lobe shkakton probleme të shumta të shendetit mendor.
Por pjesa më e madhe e sëmundjeve mendore sot janë mjaft mirë të trajtueshme.
Është përllogaritur se nëse ofrohet ndihma profesionale e përshtatshme që në stadet fillestare të sëmundjes, trajtohen në mënyrë të suksesshme dhe janë të sherueshme,65 për qind e depresioneve madhore dhe 80 për qind e depresioneve bipolare.

A ka mangësi në trajtimin e këtyre semundjeve dhe nga vijnë këto mangësi.

Problemet me trajtimin e këtyre çrregullimeve sipas ekspertëve të ISHP-së janë të shumta…
Mos zbulimi i sëmundjeve mendore në stadet e para për shkak të frikës dhe paragjykimeve, shpie ne agravimin dhe rendimin maksimal të situatës së shendetit mendor tek personat që janë pa guxim për ta zbuluar dhe kuruar semundjen, kjo vjen për shkak të frikës që ndiejnë pacientët ndaj paragjykimit dhe diskriminimit,ama edhe nga mungesa e stafeve të specializuara në trajtimin e tyre.
Vendi ynë përballet ende me mungesa të profesionistëve të trajnuar për të dhënë ndihmë të specializuar në raport me popullsinë, veçanërisht në rrethe, ku sëmundjet e shëndetit mendor mbeten të nënvlerësuara dhe të pa ekzaminuara në kohë.
Shqetësuese mbeten shkaqet edhe ngurrimi i individëve për të kërkuar ndihmë.

Megjithëse, problemet e shëndetit mendor prekin të paktën një herë në jetën e tyre 1 në çdo 3-4 persona, njerëzit që i kanë këto probleme ndihen të paragjykuar dhe përjashtuar nga të tjerët e ky element i bën të mos kurohen, por ta mbajnë brenda vetes së tyre këtë semundje të rrezikshme për individin dhe shoqërinë.

“Njerëzit me probleme të shëndetit mendor i përshkruajnë efektet e stigmatizimit dhe diskriminimit si shumë të rënda dhe si më të vështira për t’u përballur, krahasuar me vetë problemet e shëndetit mendor.

Stigmatizimi dhe diskrimini e pengojnë përmirësimin e gjendjes së personave me këto probleme dhe mund të përkeqësojnë simptomat e shëndetit mendor, sepse ata nuk kërkojnë ndihmën e duhur dhe në kohën e duhur.
Diskriminimi i personave me probleme të shëndetit mendor prek çdo aspekt të jetës së tyre të përditshme, si për shembull punësimin, kujdesin shëndetësor , fizik dhe mendor, banimin, jetën familjare, edhe në strehen e familjes ata shpesh-here nuk trajtohen si duhet e kjo sjell një frikë të madhe për ta bërë publike semundjen

Apeli im pas këtyre sekuencave të vogla shpjeguese është: Ndihmo e mbështet çdo person që e ke pranë, në punë, shoqëri apo familje që të kurohet nëse evidentoni që ka probleme të tilla.

Truri është qëndra e shëndetit, por dhe epiqendra e botës nga ku nis e përfundon gjithçka!

Please follow and like us: