Albspirit

Media/News/Publishing

Ana e panjohur e turizmit seksual përtej liqenit, ku të ftuarit specialë janë edhe politikanë

Image result for bardhyl berberi

Bardhyl Berberi

 

 

 

Vetëm disa kilometra pasi kalon qytetin e Ohrit rrugës që të çon për në Manastir, në krahun e majtë, pranë doganës fillojnë dhe të shfaqen tabela treguese me shigjetë Striptizëm-Bar-Hotel. Në pamje të parë, nga jashtë, lokali duket si një motel normal, por sapo ke vënë këmbën atje e kupton fare lehtë se këtu ka dhe shërbime speciale. Kati i parë i lokalit ka një bar dhe sipër një podium, ku vajza të reja para një hekuri të harkuar demonstrojnë ushtrime striptizmi, duke u zhveshur gradualisht dhe duke përcjellë tek klientët e lokalit pasthirrma epshi. Në të dy cepat e lokalit qëndrojnë dy djem muskulorë, të qethur ballaboks, të cilët ndjekin me vëmendje lëvizjet e vajzave dhe të klientëve. Disa prej vajzave të zbuluara, pothuajse krejt, shkojnë më pas në tavolina mes klientëve duke konsumuar uiski apo pije të tjera alkoolike, të cilat kanë çmime trefish më shtrenjtë nga lokalet e tjera. Pasi klienti zgjedh një nga femrat, shkon tek pronari për të bërë “tenderin” e femrës që ka pëlqyer. Në bazë të moshës dhe të kohë qëndrimit pronari cakton çmimin. Kalon një korridor të ngushtë dhe papritur shfaqet një korridor i gjatë, në të dy krahët, ku ka një numër të madh dhomash. Në cepin e korridorit të sheh syri një tavolinë dhe hekuri  që hekuros çarçafët dhe një lavatriçe, që ka pranë një pirg me çarçafë, të cilët presin të lahen. Fare pranë çarçafëve të palarë, një kovë plastike me mbeturina prej ambalazhi çokollatash apo prezervativë të çarë, të mbledhura nga këto dhoma ku shfryhen epshet me ruse, moldave, shqiptare, serbe, bullgare edhe maqedonase.

Zakonisht, këtu vijnë meshkuj nga të gjithë brezat. Shqiptarët janë klientë të përhershëm. Zakonisht kërkojnë të shkojnë me femra të huaja, jo me shqiptare. Një burrë nga Korça, M.K., tha se kishte pëlqyer një brune të gjatë, i ishte dukur si moldave, por ai kishte qëndruar gjithë natën me të dhe ajo në mëngjes i kishte thënë se ishte nga Përrenjasi. “M’u dhimbs, thotë tregtari nga Tirana ,- ishte më pak se 20-vjeç”. Edhe një djalë i ri nga Pogradeci thotë se kishte dashur të shkojë me një ruse bionde, por vajza kishte qenë nga Gramshi. I rregullojnë dhe i trukojnë në mënyrë të tillë grimieret saqë është e pamundur që t’i dallosh nga të huajat; është dhe një fakt tjetër, që shqiptaret nuk tregojnë të vërtetën se nga janë, hiqen si moldave apo ruse. Shqiptaret zakonisht janë të përhershme.

Ndërkohë që  tani që  Ohri vazhdon të jetë i mbushur  me turistë në çdo stinë, në disa lokale dhe motele, mbi 50 femra të reja çdo natë vijnë edhe për të pushuar, edhe për të ushtruar profesionin e tyre të prostitutave. Në verë vijnë edhe serbe, bullgare, kroate apo gjermane, përveç ruseve, moldaveve, shqiptareve.

Pronari i lokalit ka ndërmjetës të këtij biznesi fitimprurës. Kështu, një ditë ai njoftonte një pogradecar që kishin lidhje me pronarin e lokalit: “Sapo më kanë ardhur nja 20 balerina ruse, njofto ndonjë të dhjamur të vijë dhe ai të kënaqet dhe ne kemi fitimin tonë”. Telefonata e pogradecarit shkon në Tiranë dhe vetëm pas tre orësh, në doganën e Tushemishtit shikon persona VIP me vetura të viteve të fundit. Zakonisht këta janë zengjinë dhe vetëm bëjnë zgjedhjen dhe nuk pyesin për çmimet. Zakonisht këta qëndrojnë gjithë natën dhe në mëngjes dalin të mbufatur dhe të skuqur, kokë ulur dhe me syze të errëta, për të mos u dalluar nga ndonjë i njohur i rastësishëm .

Policia e Maqedonisë në aksion kundër prostitucionit

Vetëm  para pak kohësh në një aksion blic policia maqedonase ka arrestuar nëpër lokle nate që ushtrojnë prostitucion 46 femra të reja të moshës nga 18 -24 vjeç në lokalet ‘Enexhi’ në Tetovë, ‘Orejetnt AS’ në Zherovjan, ‘Europa’ në Vaksinicë dhe ‘Amserdan’ në Gostivar. Vajzat ishin shtetase të huaja bullgare, shqiptare, serbe, malazeze dhe kosovare. Atyre ju janë kapur në çantat e tyre shuma të konsiderueshme eurosh. Pas aksionit, zvkomandanti i policisë Kostevski deklaroi  para mediave se të arrestuarat do të çohen tek qendra trazit e grumbullimit në Shkup. Policia deklaroi se nëpër lokale nate nga muaji janar deri sot janë kapur 266 femra të huaja që ushtrojnë prostitucion nëpër lokale të ndryshme maqedonase. Është shqetësues fakti që kjo shifër shkon në rritje pasi vitin e kaluar për të njëtën periudhë ishn kapur 211 vajza. Pritet që këto hotele të mbyllen dhe ndaj pronarëve të ngrihet kallëzim penal. Ndërkohë që drejtuesit e policisë kanë deklaruar se “aksioni  i policisë në Gostivar dhe në Tetovë, ka qenë shumë i suksesshëm dhe lufta kundër tregtisë me njerëz është përparësi e qeverisë, si dhe e të gjitha vendeve tona të rajonit”.

Skandali

Shpeshherë, personat VIP janë bërë objekt i thashethemeve të radhës. Parnë këtyre lokaleve të natës shpesh herë shikon targa të baltosura qëllimisht që të mos ju fotografuar numrat  Para disa vitesh  persona VIP, me makina  të institucioneve qendrore dhe pas publikimit nga një gazetë maqedonase e një fotoje me targa të  të personave VIP.  Por epidemia e prostitucionit në Maqedoni është bërë e zakonshme. Shumë vajza, të cilat qëndrojnë nëpër lokale nate si këngëtare, njëherazi, një pjesë e madhe prej tyre edhe prostituon. “Çfarë t’i bësh,- thotë një prej pronareve të lokleve jemi në kapitalizëm ka forma të ndryshme se si mund të djersish që të fitosh para”.

 

 

 

 

Please follow and like us: