Albspirit

Media/News/Publishing

Mjeku i njohur Petrit Vargu, 10 pyetje publike për qeverinë në kohën e pandemisë

Mjeku Petrit Vargu i dërgon 15 pyetje Ramës: Sa tamponë ka shteti ...

 

Dikush mundohet të justifikojë politikën e turpshme të mungesës së testeve në Shqipëri, duke kujtuar se duke qenë ata të profilizuar, mjekët e profileve të tjera janë të pa lexuar, të paditur dhe të painformuar, paçka se në Shqipëri ka mjekë që kanë lidhje dhe informohen me institute që janë shumë shumë më lart se ISHP-ja jonë. Megjithëse nuk i përgjigjen dot pyetjeve:

  1. Si mund të bëhet gjurmimi më një numër kaq të vogël testesh (30 në ditë në gjithë Shqipërinë)?
  2. Pse Shqiperia ka numrin më të ulët të testeve për frymë në Europë?
  3. Si ka mundësi që Shqipëria nuk ka blerë asnjë test veç atyre që ka sjellë OBSH-ja?
  4. Si ka mundësi që testimi bëhet me një aparat PCR-je deri diku të vjetër që ka ardhur 10 vjet më parë, në një kohë që teknologjia e sotme ka avancuar dhe testi bëhet për 30-60 minuta?
  5. Në cilin vend të botës testet bëhen vetëm në një qytet ku aparat PCR-je ka në shumë qytete të tjera?
  6. Pse ngatërrohet me qëllim testimi në gjurmim dhe hetim, nga testimi në tapet, që ka dhënë aq rezultat në Kore e Gjermani?
  7. Përse nuk bëhet testimi për herë të dytë, kur testimi i parë del negativ, por janë prezente shenjat klinike?
  8. A është e vërtetë që në Task Force ka shumë njerëz që janë në rrethin e ngushtë të kryeministrit ose ministres?
  9. Pse nuk bëhet testimi në mase i mjekëve?
  10. Cili është shkaku që kemi përqindjen më të lartë të vdekjeve tek pacientët e intubuar? Profesori Pipero tha 100 për qind e rasteve vdesin. Mos vallë për shkak të Acinetobacter në reanimacione? E kemi patur më parë? Cla është lufta që është bërë? Mendoj që përgjigjia në terren e këtyre pyetjeve pa shumë llafollogji, do të zgjidhte shumë probleme në luftën ndaj koronavirusit dhe do të ndihmonte në jetëgjatësinë e pacientëve tanë.
Please follow and like us: