Shkollat do të vijojnë të jenë mbyllur pa fat
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar sot një urdhër lidhur me të gjitha institucionet arsimore, të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.
Që në indentifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, ministrja Manastirliu vendosi mbylljen e shkollave me dy javë deri më 23 mars, më pas afati u shty deri më 3 prill. Por duke marrë shkas nga situata në vend ministrja ka vendosur për mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar.
Ndërkohë mësimi për të gjithë nxënësit vijon online, ndërsa ministrja Besa Shahini deklaroi dje se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen pasi sipas saj nuk ka arsye pasi procesi i mësimdhënies po vijon normalisht. Ajo shtoi se maturantëve do t’u bëhet favorizim, duke mos u pyetur në provim lidhur me leksionet që kanë marrë që nga koha kur janë izoluar në shtëpi.