Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Një plan i papranueshëm në Tiranë kur njerëzit janë përballë vdekjes

 

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/351594945782188/?t=42

 

 

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shëndetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin më 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit Artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytëzon këtë situatë ku njerëzit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Përgjithshëm Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndërtime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar!

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerëzit janë përballë vdekjes.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/351594945782188/?t=42

Please follow and like us: