Albspirit

Media/News/Publishing

Izmira Ulqinaku: OSHEE vjedh dhe torturon qytetarët edhe në këto ditë pandemie!

Image may contain: one or more people, fire, night and candles

Njësia Administrative Postribë ndodhet në mungesë të plotë të energjisë elektrike që mengjesin e ditës së sotme. Edhe pse është telefonuar disa herë operatori, nuk është marrë asnjë masë; gjithashtu banorët nuk kanë marrë sqarimin e nevojshëm për mungesën e elektricitetit, sepse asnjë nga teknikët nuk ka shkuar të evidentojë ndonjë defekt.
Në zonë ka familje me femijë të vegjël, familje me pleq të sëmurë, të cilët e kanë jetike energjinë elektrike.

Edhe pse shkodranët janë mësuar me mungesa të vazhdueshme e pashpjegim të elektricitetit, të paktën në këto ditë të vështira të punohet me humanizëm e solidaritet në institucione shërbimi.

I bëj thirrje OSHEE Shkodër të marrë menjëherë masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Shkodrës të mos vuajnë asnjë minut më tepër mungesën e energjisë elektrike.

Please follow and like us: