Mesazhet motivuese nga të famshmit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit: Kini durim, së bashku do t’ia dalim
Tashmë e gjithë bota po kalon drejt një krize globale, e shkaktuar nga virusi më i përhapur aktualisht në tërë planetin, #coronavirus.
Papritur, shumë vende turistike të botës ranë në gjumë. “DisenyLand”-i nuk është më aq magjik dhe New Yorku nuk është për momentin kryeqyteti më i frekuentuar i botës. E gjitha çfarë ka rëndësi tash është familja dhe shëndeti, e për t’i pasur këto të dyja, njerëz nga e gjithë bota janë dfetyruar të izolohen dhe qëndrojnë të mbyllur për shkak të sigurisë për veten, dhe të tjerët në radhë të parë. Duke qenë të kyçur vetëm në mjetet e informimit, edhe muzika dhe sporti janë argëtimi i vetëm momental, i cili është stopuar aktualisht në versionin e drejtpërdrejtë dhe po e shijojmë vetëm virtualisht.
Njerëzit me ndikim si artistë, sportistë e emra të njohur nga fusha të ndryshme, u kanë qëndruar pranë fansave të tyre këto ditë përmes rrjeteve sociale. Telegrafi vendosi që këtë herë për lexuesit besnikë të sjellë video-mesazhe nga “korrospodentët më të veçantë ndonjëherë”, dhe këtë herë nuk janë gazetarët…
Këngëtarë, modele dhe sportistë të njohur që jetojnë jashtë trojeve shqiptare iu përgjigjën pozitivisht ftesës për të dërguar nga një mesazh për lexuesit e Telegrafit, duke treguar se si është gjendja momentale në shtetin përkatës ku ata jetojnë. Ata gjithashtu iu bëjnë thirrje që të qëndroni sa më shumë të mbyllur, pasi vetëm të vendosur për të ruajtur njëri-tjetrin, do t’ia dalim.
Lorik Cana nga Italia
Italia mund të thuhet lirshëm se është një nga shtetet më të prekura me coronavirusi, me mbi 110 mijë raste dhe 13 mijë të vdekur.
Vendi i cili u fut në karantinë më 10 mars sipas vendimit të kryeministrit Giuseppe Conte, duket se vazhdon të jetë i pasigurtë, ndonëse ka një dritë të gjelbër me rënien e numrit të të infektuarve.
Lorik Cana iu bëri thirrje shqiptarëve për durim, pasi gjithçka do të vijë në vendin e duhur me kohë dhe shpresë.
“Tung nga Loriku për gjithë lexuesit e Telegrafit këtu nga Roma në Itali, e cila u përball e para me coronavirusit në ditën e 18-të të karantinës në shtëpi, ku shpresojmë që pas dy jave të fillojmë të shohim efektet e para të kësaj karantine, ku shpresojmë që numrat të ulen dhe të shohim një dritë në fund të tunelit. Një përshëndetje të gjithëve, shumë durim, shëndet dhe qofshit mirë. Mirupafshim”, është mesazhi i dërguar nga Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare.
2po2 nga Franca
Franca hyri në karantinë më 17 mars, pas njoftimit të bërë nga Presidenti i vendit, Emanuel Mactrron, i cili u kërkonte qytetarëve që të dilnin jashtë shtëpive të tyre vetëm për nevoja thelbësore.
Reperi i njohru shqiptar i cili jeton dhe vepron në Francë, në një video-mesazh për Telegrafin tregon se gjendja atje është po thuajse e njëjtë me shumë shtete të Evropës, ndërsa iu bën thirrje që të respektoni vendimet e dhëna nga intstitucionet për të qëndruar në shtëpi.
“Përshëndetje, unë ju përshëndes nga Franca. Me iu tregu pak a shumë qysh është gjendja këtu, është njësoj sikur në të gjitha pjesët e Evropës, dmth pak a shumë emergjente. Të kantinuar nëpër shtëpia, pjesa ku unë jetoj në jug është më pak e prekur për fat të mirë për neve, por megjithatë jemi të mbyllur nëpër shtëpia. Me ia dhanë një mesazh sot ndoshta nuk është shumë e vështirë: Me qëndru në shtëpi, me duru edhe disa javë që ta kalojmë edhe këtë sfidë qysh i kemi kaluar edhe sfidat tjera sa ma lehtë që të mundemi. Me dal vetëm në raste emergjente për ushqim, me shku te mjeku kush ka nevojë, por do iu lutesha sidomos të rinjve sa më shumë durim, meqë durimi është një prej vyrtyteve më të mëdhaja që kemi ne shqiptarët. Kemi kaluar sfida edhe më të vështira dhe e kalojmë edhe këtë shpresoj shumë shpejt. T’i dëgjojmë këshillat që na jepen, t’i respektojmë ato sa më shumë që të mundemi. Nuk besoj që është e vështirë të qëndrojmë në shtëpi me njerëzit e afërt, të bëjmë ndonjë aktivitet deri sa të kalojë edhe kjo krizë. Ju përshëndes të gjithëve nga Franca, Besniku”, thotë reperi, emri i vërtetë i së cilit është Besnik Canolli.
Ardian Bujupi nga Gjermania
Gjendje jo më pak shqetësuese ndodhet edhe në Gjermani, e cila numëron mbi 78 mijë të infektuar dhe afro 100 të vdekur deri më tani.
I gjithë shteti vazhdon të jetë i izoluar dhe kancelarje e shtetit, Angela Merkel, ka njoftuar se bllokimet do të vazhdojnë deri më 17 prill.
Këngëtari i njohur shqiptar i cili prej vitesh është pjesë e tregut gjerman, Ardian Bujupi, nuk hezitoi t’i përshëndesë fansat e tij në Kosovës duke treguar paksa se si është gjendja atje, teksa tregonte se këto ditë ka qëndruar larg familjes shkaku i izolimit për shkak të COVID-19.
“Përshëndetje Telegrafi nga Ardian Bujupi, ishalla jeni mirë të gjithë. Në kohën e konornës, normalisht që jam edhe unë te shtëpia, nuk kam kontakt me prindërit, nuk kam kontakt me familjarët që janë pak ma të vjetër. Po i laj duart sa më shpesh, nuk dal jashtë pa maskë – këto gjëra janë me shumë rëndësi. Dhe ishalla e kapërcejmë këtë kohë të vështirë, shumë të vështirë, nuk bën të bëhet shaka sepse është një kohë shumë serioze. Kështu që çdo kush mund të ndihmojë që ta stopojmë këtë pandemi, ishalla jeni të gjithë mirë, nga unë Ardian Bujupi, paqe”, ka qenë mesazhi nga Ardian Bujupi.
Afërdita Dreshaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Aktualisht, Shtetet e bashkuara të Amerikës renditen si vendi më i prekur në botë nga coronavirusi me numrin më të madh të rasteve me njerëz të infektuar.
Mbi 216 mijë të infektuar dhe mbi 5000 mijë të vdekur, kanë bërë që ShBA-të të shtojnë masat e sigurisë duke qëndruar total në izolim.
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila prej vitesh është shpërngulur në ShBA me bashkëshortin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, në një mesazh ekskluziv tregon se si është gjendja andej ku ku ajo jeton.
“Përshëndetje nga unë Afërdita Dreshaj për të gjithë juve lexuesit e Telegrafit. Ju përshëndes nga Detrod, dita e 19-të e karantinës për mua këtu. Situata këtu është po thuajse si në të gjithë botën. Jemi të izoluar dhe po mundohemi që të rrijmë sa më shumë brenda. Neve kemi edhe 30 ditë izolim në Detroid për momentin, nuk e dimë se sa do zgjasi dhe kur do të mbarojë kjo. Ju përshëndes të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheni, nuk jeni vetëm në këtë gjendje, jemi të gjithë së bashku dhe shpresojmë se do t’ia dalim”, është mesazhi i modeles dhe këngëtares së njohur shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi.
Kaltrina Selimi nga Mbretëria e Bashkuar
Britania e Madhe numëron afro 30 mijëron afro 30 mijë raste me të infektuar dhe 2300 të vdekur. Vendi hyri në karantinë më 17 mars, teksa kryeministri i vendit Boris Johnson paralajmëroi masa të ashpra për këdo që nuk i përmbahet rregullave të izolimit.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Kaltrina Selimi, e cila ka vite që jeton në Londër, në një mesazh për Telegrafin ka përshëndetur të gjithë lexuesit, duke uruar në një përmirësim sa më të shpejtë të situatës.
“Përshëndetje për gjithë lexuesit e Telegrafit, në përgjithësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen nëKosovë dhe jashtë vendit. Uroj që këto ditë po i kaloni qetë dhe me shëndet të plotë bashkë me familjarët tuaj. Edhe unë dhe familja ime kemi marrë një hap të tillë, para edhe se shteti të ndërmarrë masa për mbylljen në shtëpi, sepse ne nuk kemi dashtë që të jemi shkaktarë të shëndetit të secilit prej neve. Kështu që një mesazh të tillë do e jepja për të gjithë juve. Besoj që nuk është ndonjë kush i madh, thjeshtë të rrimë brenda, të kursejmë jetërat, të kursejmë shëndetin e gjyshërve tanë, prindërve tanë, fëmijëve dhe gjithë atyre njerëzve që kanë probleme me shëndetin. Andaj, ju kisha lut të rrijmë brenda, të mos krijojmë panik, thjeshtë vetëm të kursejmë jetën e njerëzve të dashur që na rrethojnë”, thotë Kaltrina Selimi në mesazhin dërguar fansave të saj.
Drenusha Latifi nga Suedia
E shteti që ka befasuar të gjithë Evropën duket të jetë Suedia, në të cilin situata vazhdon të jetë e qetë dhe gjithçka vijon normalisht.
Këtë e konfirmon edhe këngëtarja dhe ish-missi kosovar, Denusha Latifi, e cila jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Malmo të Suedisë.
Ajo tregon se vendi nuk është futur në karantinë dhe se situata është stabile, ndryshe nga shumë vende të Evropës. Latifi uron për fansat e saj shqiptarë që gjithçka të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Tung nga unë Drenusha, përshëndetje për të gjithë lexuesit e Telegrafit. Këtu në Malmo gjendja nuk është alarmante as e jashtëzakonshme. Të gjitha po vazhdojnë jetën normale, vazhdojnë të punojnë, të shkojnë në kopshte fëmijët dhe në shkolla. Kurse unë kam zgjedhur të qëndroj në shtëpi, kjo është jaav e tretë që unë jam në karantinë me gjithë familjen time, mendoj që është mirë për të gjithë qytetarët e Suedisë dhe për veten time pikë së pari me gjithë fëmijët e mi, me familjen time. Uroj të gjithë shqiptarët që ta kalojnë këtë gjendje të jashtëzakonshme sa më lehtë, sa më shpejt, dhe ju uroj një ditë të mbarë. Faleminderit”, ka thënë në mesazhin e saj ish-missi shqiptar.
Vesa Luma nga Zelanda e Re
Mesazhi i fundit, por jo më pak i rëndësishmi na vjen nga këngëtarja e cila tashmë prej disa vitesh jeton në fund të botës.
Është kjo Vesa Luma e cila me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre, Lianin, kanë ndërtuar një jetë të re në Zelandën e Re.
Në një videomesazh ekskluziv për Telegrafin, këngëtarja Luma tha se vendi u fut në karantinë para pak ditësh, por që ajo po e shfrytëzon rastin që gjatë kësaj kohe të relaksohet duke u marrë me pasionin më të madh të saj, muzikën.
“Përshëndetje të gjithëve nga unë Vesa, siç ndoshta shumica prej juve e dini unë jam në fund të botës në Zelandë, një vend që as këtu nuk u kursye nga coronavirusi. Por çfarë të them, jam munduar të japë mesazhe kohë pas kohe se si ta mbajmë veten pozitivisht, e di që është shumë e vështirë, e di që kohë pas kohe ndjehemi edhe të frikësuar sepse është shumë normale në momentin që mbyllesh dhe nuk ke mundësi me dalë, është një ndjenjë që të vjen vetëvetiu. Por unë përshembull po mundohem të jem produktive siç po e shihni, përveçse po mbaj leksione muzike me akademinë në të cilën unë po punoj, gjithashtu po mundohem të krijoj edhe këngë të reja shumë me vështirësi, por po mundohem të mos e humbas pozitivitetin, gjë të cilën ua sujgeroj. E sidomos kur je me fëmijë është shumë më e vështirë për me i mbajt të argëtuar, por besoj shumë që me një mobilizim të përbashkët, kjo gjendje do të kryhet shumë shpejt, do t’i kthehemi normalitetin. A në rast se kjo do të jetë normaliteti, atëherë do ta mirëpresim edhe këtë. Ju përshëndes shumë dhe ju dua shumë”, ka qenë mesazhi i këngëtares nga Prishtina.
Në detaje të shkurtra: Çfarë është coronavirusi?
Sëmundja coronavirus (COVID-19) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një coronavirus i zbuluar rishtazi.
Shumica e njerëzve të infektuar me virusin COVID-19 do të pësojnë sëmundje të butë deri të moderuar të frymëmarrjes dhe shërohen pa u kërkuar trajtim të veçantë. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme themelore mjekësore si sëmundja kardiovaskulare, diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe kanceri ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje serioze.
Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të informoheni mirë për virusin COVID-19, sëmundjen që ai shkakton dhe si përhapet. Mbroni veten dhe të tjerët nga infeksioni duke larë duart ose duke përdorur një fshij të bazuar në alkool shpesh dhe duke mos prekur fytyrën tuaj.
Virusi COVID-19 përhapet kryesisht përmes pikave të pështymës ose shkarkimit nga hunda kur një person i infektuar kollitet ose teshtit, kështu që është e rëndësishme që edhe ju të praktikoni etiketimet e frymëmarrjes (për shembull, duke kollitur në një bërryl fleksibël).
Në këtë kohë, nuk ka vaksina ose trajtime specifike për COVID-19. Sidoqoftë, ka shumë prova klinike në vazhdim që vlerësojnë trajtimet e mundshme. /Telegrafi/