Këndi i Shaban Muratit: Meditim në kohë korone
-Përse asnjë ikonë ndërkombëtare e artit kinematografik, televiziv, poetik, muzikor, figurativ, etj. nuk është edhe ikonë morali?
-Përse ndodh, siç thotë në një këngë të njohur të tij këngëtari hollandez Oscar Benton, “që kur ne ndajmë të njëjtin shtrat, nuk ndajmë më të njëjtën ëndërr”?
-Përse quhet normal sistemi i vlerave, ku punonjëset e seksit, me tarifën 50 euro cilësohen me emër përçmues, kurse punonjëset e seksit me tarifën 5000 euro, që janë eskorta të narkotrafikantëve, vrasësve dhe përdhunuesve, konsiderohen VIP-a dhe çajnë natë e ditë ekranet televizive?
Please follow and like us: