Vezikoja nga Vlora: Pleqve mos u dëgjoni pordhët po u marrçi uratën; njerëz do u iki qederi se është ilaç i mirë Piperi
Pak ditë më parë doli nga Spitali Infektiv e shëruar plotësisht një 80-vjeçare nga Vlora. Nënë Vezikoja së bashku me 3 anëtarët e saj të familjes ia dolën që ta mposhtin sëmundjen. Por e moshuara nuk është larguar nxitimthi nga spitali. Ajo ka lënë një letër të cilën e ka publikuar mjeku Pëllumb Pipero ku 80-vjeçarja falënderon mjekët, infermierët dhe sanitarët.
LETRA
Të dashur djem dhe vajza,
Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë.
Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë mos dëgjoni pordhët që u shkasin, po u marrçi uratën.
Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Piperi, me shokë.
Faleminderit e shëndet
Veziko