Kosova me Qeveri të re, me 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh
Qeveria e re e Kosovës me Kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së u zgjodh sot me 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh në një seancë të jashtëzakonshme, pas shkarkimit në 25 Mars 2020 të Qeverisë së Albin Kurtit të LVV, të zgjedhur pikërisht para 4 muajëvë – në 3 Shkurt. Kundër ishin 24 deputetë, abstenoi 1. Kryeminsitri Hoti dhe Kabineti Qeveritar i sapozgjedhur dhanë betimin.
QEVERIA E RE E KOSOVËS:
- Avdullah Hoti – Kryeministër i Kosovës
- Besnik Tahiri – Zëvendëskryeminstër i parë
- Driton Selmanaj – Zëvendëskryeminstër
- Albulena Balaj Halimi – Zëvëndëskryeminstre
- Goran Rakiç – Zëvendëskryeminsitër dhe Ministër i Pushtetit Lokal
- Hykmete Bajrami – Ministre e Financave
- Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
- Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
- Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
- Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës
- Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë
- Selim Selimi – Minisitër i Drejtësisë
- Blerim Kuqi – Minisitër i Ekonomisë dhe Ambientit
- Meliza Haradinaj Stublla – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
- Ramë Likaj – Minisitër i Arsimit dhe Shkencës
- Skender Reçica – Minsitër i Punës dhe Mirëqeniës Sociale
- Vesel Krasniqi – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
- Dalibor Jevtiç – Ministër për Kthim dhe Komunitete
- Enes Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal
Please follow and like us: