Albspirit

Media/News/Publishing

Le Temps, New–York, 1939/Kur Noli u drejtohej udhëheqësve më të lartë botërorë ndaj aksionit ushtarak italian në Shqipëri

Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Temps” ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramet e Fan Nolit dërguar asokohe udhëheqësve më lartë botërorë, si arsye e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Një protestë nga Imzot Fan Noli, ish-kreu i shtetit shqiptar

 

Na shkruajnë nga Nju Jorku:

Peshkopi shqiptar Fan Noli, i cili më parë ishte president i Republikës së Shqipërisë, aktualisht është udhëheqësi shpirtëror i rreth 30.000 shqiptarëve ortodoksë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, u dërgoi të dielën z. Roosevelt (presidentit amerikan), z. Daladier (kryeministrit francez), z. Chamberlain (kryeministrit britanik) dhe z. Avenol, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, një telegram proteste kundër aksionit ushtarak italian në Shqipëri”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-1939-kur-fan-noli-u-drejtohej-udheheqesve-me-te-larte-boterore-ndaj-aksionit-ushtarak-italian-ne-shqiperi-le-temps/

Please follow and like us: