Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare humoristi shkodran, Paulin Preka
Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptarë, Paulin Preka ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Kolosi i humorit shqiptar ka ndërruaj jetë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.
Aktori i humorit Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Please follow and like us: