Florian Vlashi: Kur Inva Mula fitoi konkursin e tij Operalia në 1993, Placido Domingo filloi të njohë artin që bëhet në Shqipëri
Kam punuar disa herë me Placido Domingo, por këtë fotografi e kam përzemër se është e para në Spanjë, korrik 1992, një muaj pasi kisha ardhur nga Shqipëria. Ai zë tek sheshi i pelegrinëve në Santiago de Compostela pati tek unë një efekt gati hipnotizues.
Nuk e di se çfarë kam folur me të atë natë, me siguri një mini-bisedë të rëndomtë kortezie “…Ah, nga Shqipëria je. E njihni? Jo, por do më pëlqente. Do Zoti bëhet një ditë, maestro! Pse jo, Amin”!
Dhe Zoti e desh që të bëhet…
Që kur Inva Mula fitoi konkursin e tij Operalia në 1993, Placido filloi të njohë artin që bëhet në Shqipëri. Por nuk mund të ketë rrufe në qiell të hapur. Ndaj mirënjohje e madhe për drejtuesit e operas tani e ndër vite, për solistët, instrumentistët, balerinët e deri tek këngëtarja më e moshuar e korit apo tekniku që shuan i fundit dritat e skenës… Të gjithë ata kanë mbajtur në këmbë institucionin simbol të artit shqiptar.
Ardhja e “Paqësorit” është bekimi dhe mirënjohja për to.
Please follow and like us: