MA. Agim Aliçkaj: BALLAFAQIMI ME SHTETIN PRIMITIV KRIMINAL SERB
Për krimet makabre serbe ndaj kombit shqiptar mund të shkruhen qindra libra, mund të xhirohen qindra filma dhe nuk do të mjaftojnë. Këto krime, dallohen posaçërisht me urrejtje të thellë dhe shfryerje të epsheve shtazarake, përfshirë djegjet dhe varrosjet për së gjalli, masakrimet e foshnjeve, prerjet e gjymtyrëve dhe dhunimet e viktimave të pambrojtura civile në prezencën e familjarëve të tyre. Po të jetonte Edi Rama kudo në Dardani, do t’i përjetonte ato krime vetë edhe në familjen e tij. Torturimi i tyre do të shoqërohej me muzikën e Goran Bregoviqit. Dhe nëse do të mbijetonte, ai do të fliste ndryshe për kriminelët serb.
Fati i Edi Ramës dhe i përkrahësve të tij që shovinistët serb i konsiderojnë vëllazër, është se midis Shqipërisë dhe Serbisë gjindet Dardania e shumëvuajtur por heroike. Dardania është kështjellë e pamposhtur, gjithmonë në mbrojtje të vetes, nënës Shqipëri dhe Trojeve tjera etnike shqiptare.
Serbia nuk do të kërkoi falje për krime dhe nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës kurrë, përderisa brenda kombit shqiptar do të gjej Rama, Thaqa dhe Mustafa ndërsa jashtë tij Grenella, Mogherine dhe Lajçaka. Tipat e tillë e mbajnë të gjallë shpresën dhe dëshirën e shovinstëve serb për zhdukjen e të gjithë shqiptarëve nga faqja e dheut, grabitjen e tokave të tyre dhe dalje në deti. Meqë kjo gjë më nuk është e mundur, këta tipa pa karakter, e marrin në qafë edhe vetë Serbinë, duke e mbajtur me shpresa të kota dhe duke mos parë kurrë ditë të bardhë. Urrejtja për tjerët është njëra ndër sëmundjet më të rënda shpirtërore të një kombi.
Të gjitha krimet çnjerzore me shekuj ndaj shqiptarëve Serbia i ka arsyetuar me gënjeshtra dhe propagandë mashtruese të udhëhequr në mënyrë shumë perfide nga shteti, kisha ortodokse dhe akademia e shkencave serbe. Kështu ia ka arritur qëllimit të paraqitet si viktimë ose të barazohet me viktimën. Nuk thotë kot politikani serb Dobrica Çosiq, se “rrena është virtyti më i lartë i popullit serb e cila e ka shpëtuar Serbinë shumë herë gjatë historisë”. Çfarë mund të pritet nga një shtet primitiv dhe i pashpirtë i cili është në gjendje t’i vras edhe fëmijët e vet për t’i fajësuar dhe masakruar fshatrat shqiptare?!
E vetmja strategji për ta mundur shtetin abnormal serb është që të kërkohet përgjegjësi për të kaluarën me propozime paqësore për të ardhëmen. Lëshimet dhe kompromiset nuk ndihmojnë. Serbisë i duhen thyer dhëmbët që të mos kafshojë më dhe s’ka tjetër. Krimet e luftës nuk harrohen kurrë dhe nuk mund t’i falë askush, derisa Serbia nuk kërkon falje, nuk i dorëzon kriminelët e luftës dhe nuk i kthen trupat e të pagjeturve të cilët e dijnë fort mirë ku janë.
Shiqoni popullin hebrenj, edhe 76 vjet nga mbarimi i luftës, e përkujtojnë gjenocidin ndaj tyre dhe vazhdojnë t’i ndjekin kriminelët e luftës për t’i dënuar.
MAGJEPSJA E EDI RAMËS ME SHOVINISTIN VUÇIQ DREJT TRADHËTISË
Mënyra më efikase e nënshtrimit të kombit shqiptar gjatë historisë nga Serbia fashiste, ka qenë rekrutimi i spiunëve dhe shërbëtorëve të tyre duke përdorur metoda të ndryshme shantazhi me afera të ndryshme korruptive, imorale dhe kriminale. Paralelisht, ka vepruar me bashkësinë ndërkombëtare me gënjeshtra dhe propaganda mashtruese për t’ju ikur kritikave dhe presioneve me pengesa dhe pasoja të mundshme.
Edi Rama është magjepsur dhe rekrutuar nga shovenisti serb Vuçiq gjatë bisedimeve të tyre të fshehta. Arsyet e vërteta dhe metodat e përdorura nga ai do të mësohen më vonë. Arsye shtesë në rastin e Ramës është arroganca e pakontrolluar, karakteri i tij i ulët dhe dëshira për tu bërë i rëndësishëm në klubin e diktatorëve pas dështimeve të tij në raport me botën demokratike. Vuçiq ia lëmon atij shpinën duke i thënë se “është lider shumë i zoti i mençur dhe bashkëkohorë”, se kamarad Putini “e çmon shumë” atë, se Serbia “i don shumë shqiptarët s Shqipërisë” por ka problem me këta të Dardanisë të cilët “janë shumë të prapambetur dhe urrejtës të popullit të shumëvuajtur serb”.
Populli shqiptar i Dardanisë dhe Trojeve tjera etnike nuk e urren popullin serb. I urren vetëm kriminelët dhe shovinistët e shtetit serb, kishës serbe dhe akademisë së tyre të shkencave, tri institucionet më barbare që ka njohur civilizimi evropian. Populli shqiptar ka qenë gjithmonë në mbrojtje të shtëpive dhe familjeve të veta, kurrë nuk ka kryer ndonjë akt terrorizmi në Beograd, kundër popullit të pafajshëm. Prandaj, akuza e ndyer e Edi Ramës për kinse urrejtje dhe fashizëm është pa kurrëfarë baze dhe ofendim për mbarë kombin shqiptar.
Sidomos është ofendim për familjet e mijëra viktimave të pafajshme që e kanë përjetuar terrorizmin serb. Thonë se Rama është piktor/muzikant dhe din me i ra trokaçës si ogiqi, por pa tufë prapa. Dhe nuk është as i mençur dhe as i lexueshëm. Përndryshe do të mësonte për barbarizmin serb me shekuj kundër shqiptarëve, duke i lexuar shkrimet, jo të shqiptarëve, por të tjerëve dhe vetë serbëve. Dhe do ta kuptonte se fashistë të vërtetë janë Serbia me Vuçiqa, bashkë me përkrahësit e tyre si ai.
Meqë krimet serbe ndaj shqiptarëve nuk i bëjnë përshtypje, nuk e ka të qartë as mënyrën e veprimit të tyre. Pasi që ta shtrydhin dhe shfrytëzojnë mirë do ta hudhin si një rrogzinë në plehun e historisë. Për këtë nuk është as i pari dhe as i fundit. Sikur shumë shqipfolës tjerë para tij, kur ta kupton do të jetë shumë vonë. Por, kombi shqiptar nuk ka kohë për të pritur derisa shovinistët serb ta fundosin Ramën. Atë, dhe politikanët tjerë anti-kombëtar si ai duhet luftuar tashti dhe me të gjitha mjetet demokratike dhe diplomatike.
Kjo është detyrë parësore e popullit të Shqipërisë, posaçërisht e anëtarëve atdhedashës të Partisë Socialiste. Ata duhet të ja nalin turrin Edi Ramës. Kjo është në interes të partisë së tyre, të popullit të Shqipërisë dhe të mbarë kombit shqiptar. Ardhmëria e kombit tonë është me vendet demokratike perëndimore, me Amerikën, jo kurrsesi me vendet e prapambetura diktatoriale të kontrolluara nga hegjemonizmi rus.
Përpjekjet e tij dhe të lakejve të të tij për tu treguar shumë të përparuar, për bashkëpunim dhe “fqinjësi të mirë” dhe për një të ardhme kinse më të mirë me shtetin kriminal Serb dhe vasalët e tij pro-rus, jan naive, nënçmuese, por edhe shumë të rrezikshme. Qeverisja e re e Republikës së Kosovës është mirë që ta injorojë atë plotësisht duke mos ia përmendur emrin fare, që ai ta kuptojë se për ta ai është një kurrkushi. Në të njejtën kohë iniciativat dhe veprimet e tij anti-kombëtare në bashkëpunim me Serbinë siç është “Open Ballkan” duhet të analizohen mirë, të spjegohen dhe të hudhen poshtë me fakte dhe në mënyrë të përhershme.
Një gjë është e sigurt, projekti serbo-rus “Open Ballkan” do të dështojë sepse është i parealizueshëm, kundër shqiptarve dhe popujve tjerë të Ballkanit si dhe kundër interesave strategjike evropiano-amerikane. I dështuar 100% del edhe Edi Rama me veprimet e tij anti-kombëtare. Ambicja e tij e sëmurë për tu bërë lider me zor është duke e çuar hapur drejt tradhëtisë. Nëse vazhdon kështu do të mbetet i mallkuar përgjithmonë dhe do ta sigurojë vendin e parë në murin e turpit dhe tradhëtisë kombëtare. Tradhëtar nuk të bëjnë tjerët por veprat e tua të liga. Ramën nuk mund ta shpëton as kryetradhëtari Baton Stanishiqi, dhe as zonjushat e nderuara Vlora Çitaku dhe Kimete Berisha.
DASHURIA PËR SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR
-Shqipëri oj nëna ime, ndonëse jam i trazuar, dashurinë tënde kurrë zemra se ka harruar
Shumica e shqiptarëve të Dardanisë dhe të gjitha Trojeve etnike janë të trazuar nga veprimet antinjerëzore dhe antikombëtare të Kryeministrit Rama. Por, gjaku nuk bëhet ujë. Dashuria për nënën Shqipëri dhe vëllazërit shqiptar ka qenë dhe mbetet e paprekëshme e pandryshueshme dhe e përjetëshme. Por, edhe më të trazuar dhe të mllefosur janë shumë shqiptarë të Shqipërisë. Kjo është e qartë nga reagimet e ndryshme të shumë patriotëve të vërtetë nga të gjitha viset e shtetit shqiptar, me qëndrime politike dhe përkatësi fetare të ndryshme, të cilët nuk i mungojnë nënës Shqipëri. Kam nderin të njoh shumë prej tyre të cilët më bëjnë krenar se jam shqiptar.
Isha për vizitë në Shqipërinë tonë të bukur historiko-kulturore turistike dhe pata fatin të mos dëgjoj askund Goran Bregoviqa dhe muzikë shoviniste serbe. Dëgjova dhe u kënaqa me muzikë të bukur shqipe nga të gjitha trojet shqiptare. Në një restorant në Velipojë kur desha të paguaj me Euro, kamarieri më tha se është më mirë të paguaj me Lek dhe shtoi “Derisa t’i mbajmë të pahajrit si Edi Rama nuk na pranon Evropa”.
Ne shqiptarët reagojmë dhe veprojmë shpesh për inat të tjerëve që shumë herë del gabim. Kësaj radhe shpresoj ta përdorim inatin për të mirë. Dëshiroj t’i ftoj të gjithë shqiptarët, kudo që janë, që për inat të Vuçiqave dhe Ramave, të afrohen dhe ta dojnë më shumë njëri tjetrin, të rinjt të martohen më shumë me njeri-tjetrin, të punojnë dhe bashkëpunojnë në çdo lëmi me njëri tjetrin, pavarësisht nga shtetet dhe qeverisjet tona. Mos lejoni të na përçajnë. Kombi ynë ka mangësi dhe ka të shitur e tradhtarë, por është komb i lashtë e i ndritur, me vlera të larta kulturore dhe njerëzore. Edhe kombet tjera kanë brënda tyre gjithëfarë mahlukati.
Për ata që, për çfarëdo arsye, e nënçmojnë dhe mohojnë kombin e vet, dëshiroj të jua përcjell porosinë e babait tim Arif Aliçkaj, nga koha kur isha student në Kroaci. “Ngoje babën djali jam. Mun të jetojsh çdokun dhe mun të bahesh i zoti. Mun ta nryshojsh dukjen dhe fenë. Po nji gjo s’munesh me e bo kurrë. Nuk mun ta ndryshojsh faktin se ke le dhe je shqiptar, nga nona Zyher dhe baba Arif. Mos e harro dhe mos e moho kurrë prejardhjen dhe kombin tond se e mohon vetveten. Se bohesh kurrkushi, e qon jetën si kurrkushi dhe vdes si kurrkushi.”
Përfundimisht, nuk ka pse të mos krenohet një komb që nga gjiri i vet ka nxjerrë personalitete botërore si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe shënjtorja Nëna Tereze, simbole të qëndresës, trimërisë, bujarisë dhe mirësisë njerëzore.
*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës