Altin Sh. Kajtazi: BUZËQESH EDHE TI
Buzëqeshja u shkëput nga trupi, pa keqardhje mbet hata
kacavjerrë si degë e krisur rri, ndjen luhatjen
rrënjë s’ka, asnjë hap s’mund të vë prej degëve t’rame
kalojë nga ana tjetër, ku n’thellësi lumi ndjek rrjedhjen e vet më za!
Por, çfarë bënë ai trup atje?
askush nuk e di pa e ndjerë, n’breg i lodhur nga mundimi duket
s’po merr as rreze dielli mbi ketë lum, nata zbriti, gjumi t’kish nxënë
çdo pemë skuqet n’maje nga buzëqeshja e diellit, buzëqesh edhe ti, varur mos rri!
22.09.2021
Please follow and like us: