Albspirit

Media/News/Publishing

Panik për karakonspiracionistët/Bllokohen Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.

Ende nuk dihet se cili është shkaku ndërkohë që shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.

Facebook deklaroi  se “Ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“. Asnjë arsye zyrtare për problemin nuk u dha.

Ekspertët e rrjetit online spekuluan se shkaku mund të përfshijë një gabim me “DNS”, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.

“DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.

Hera e fundit që Facebook ra ishte në muajin qershor të këtij viti.

Megjithatë, kishte edhe probleme muajin e kaluar, kur Instagram ra për 16 orë. Jake Moore, specialist i sigurisë kibernetike tha se ndërprerjet po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u parashikuar.

Please follow and like us: