Ngjyrat e Shqipërisë në “Parma, Kryeqytet i Kulturës Italiane 2021”
Elvira Lashi Lika
Të dielën e kaluar, 3 tetor 2021, sheshi kryesor i qytetit të Parmës ishte ngjyrosur më shumë se kurrë me motive nga e gjithë bota. Një manifestim ndërkulturor në kuadrin e Parma- Kryeqyteti i Kulturës Italiane 2021. Shumë nga emigrantët që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.
Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Parma të organizuar nga Shkolla Shqipe Scanderbeg dhe nga Forum Donne Indipendenti (Forumi i gruas shqiptare në Parma.
Kostumet tradicionale u sollën nga Sara e Juri Murto, motër e vëlla. Sara vishte kostumin e Korçës ndërsa Juri fustanellën. Si dritë vezulluan në mesin e ngjyrave nga e gjithë bota, të fisëm, elegantë e plot krenari i mbajtën të veshur motivet shqiptare dhe flamurin kuq e zi Juri e Sara.
Grupi artistik “Një mijë yje” (Enisa, Silvia, Leila, Noela, Emily e Sara) sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Vallja nisi me Enisën që për herë të parë veshi kostumin magjepës të Mirditës.
Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.
Prindër e organizues u ndiemë vërtetë të lumtur dhe krenar për paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në këtë manifestim të madh nga fëmijët tanë të lindur e të rritur në Parma por që aq bukur dhe fisnikëri e prezantuan kombin e tyre.
Ky eveniment u organizua nga bashkia e qytetit të Parmës në bashkëpunim me dhjetëra shoqata deh institucione shtetërore dhe private.
Kostumet u krijuan nga Tradita Shqiptare dhe Edlira Sulaj në Tiranë.

Please follow and like us: