Albspirit

Media/News/Publishing

Pelosi merr çmimin “Gratë për Paqe dhe Siguri” nga NATO

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, mori çmimin përurues “Gratë për Paqe dhe Siguri” nga Asambleja Parlamentare e NATO –s.

Gjatë një fjalimi pas pranimit të çmimit në seancën plenare në Lisbonë, Pelosi tha se prania e NATO -s në Afganistan kishte siguruar që një “brez i tërë” i grave dhe vajzave të arsimoheshin, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund ta lëmë atë të ikë. Ne duhet të mbajmë fokusin tonë atje, t’i mbajmë këto gra pranë zemrave tona,” tha ajo.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Është ajo që do të thotë për sigurinë në botë.”

Asambleja e 67 -të Parlamentare e NATO -s, e cila filloi të premten, ka mbledhur ligjvënës nga 30 shtete anëtare të NATO-s për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë.

Please follow and like us: