Yuri Kim: Tri prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, tha se qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit.
Ajo tha se tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, Reforma në Drejtësi dhe biznesi, si dhe shtoi se me Skavicën i hapet rrugë investimeve amerikane. Sakaq, për ambasadoren e ardhmja e Shqipërisë do të jetë më e ndritur.
“Prioritet tona janë mbrojtja, biznesi dhe demokracinë. Të gjithë jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën në një shtysë për të ngritur ekonominë tonë në një nivel. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, ekonomi në rritje, qasje në më shumë produkte dhe më shumë mundësi për rininë shqiptare, pikërisht këtu në Shqipëri. Para një viti nënshkruam një memorandum dypalësh për ekonominë. Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin që Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.