Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Muharremi Beja: Tek mësonte të jetonte…!

Tek mësonte të jetonte…!
Tek kërkonte shpjegimet enigmë,
përballë një perdeje që mendimet mbante brenda,
kur dita kalëronte orët me ngut,
e nata buzëqeshjet errte,
tek era e veriut hapat ia ndalte…,
kuptonte,
se si vitet nuk dinin të ndalnin,
tek mësonte të jetonte…!
Please follow and like us: