Altin Sh. Kajtazi: FJALË HËNORE
Kushtuar xhaxhait, Fazli Kajtazi
Hapat s’ti dëgjoj rreth e rrotull
kollën tënde gjer tek s’di ku
fjala t’mbet dëlirësi atje n’shpat
si eter mbi qiellin
rrudhat preken n’tokën shkëmborë përjetësisht!
Shumë fjalë të mbetën ndër dhëmbë
dhe një këngë që kurrë s’ma këndove
ulur jam aty prozhëm
ku rrezet e diellit shpojnë hollësisht
këta dy sy!
Ju endeni në dritë
secili pushon n’qetësinë e vet!
Lisi angërr po nxjerrë uturimë
u egërsua që më s’të sheh
krejt çka duhet mendja më thotë
Dielli, hëna qiellor janë
në frymë valëvitmi këtej!
19.10.2021.
Please follow and like us: