Odise Kote: SHI QË BIE NË KUJTESË
Shiu shkruan nëpër gjethe,
markën e parfumit të puthjes
flokëve avull, shpupurisur, lagur.
Rrëfen aventurën e syrit të kaftë,
si pulitet dhe ndjek ritmin e gjakut
në lëkurën e qafës.
Kumbojnë tinguj violine,
balerinat kërcejnë, rrotullohen
mbi disqe të hollë përqafimesh.
Era pëshpërit: Kujdes,
mos i gris, mos i prek
membranat delikate të kujtimeve!!
Ëndërr që mbi xham pikturohesh
apo fymë e shiut
që bie në kujtesë –
Dēshirë e egër
që kurrē nuk plotësohesh …
Please follow and like us: