Veseli: At Shtjefën Gjeçovit në 142 vjetorin e lindjes, ndritën si figurë e Rilindjes Kombëtare
Kryetari i Kuvendit të Kosoves, Kadri Veseli ka përkujtuar sot lindjen e një nga figuarave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, të At Shtjefën Gjeçovit.
Në një postim në statusin e tij ne Facebook, pasditen e së martës, Veseli shprehet se : Sot mbushen 142 vjet nga lindja në Janjevë e njëres prej figurave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, At Shtjefën Gjeçovit. E kujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë At Gjeçovin jo vetëm për kontributin e paçmuar që ka dhënë si udhëheqës shpirtëror, studiues dhe arsimtar i devotshëm por edhe për faktin që ka qenë veprimtar i flaktë i Rilindjes Kombëtare”.
“ Vepra intelektuale e këtij kolosi erudit ka lënë gjurmë të pashlyera në letërsinë, arsimin, arkeologjinë dhe etnografinë shqiptare duke na bërë të gjithëve krenar për këtë bir të shquar të tokës kosovare”, shkruan Veseli.