Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: M’U KUJTUE AT KONRAD GJOLAJ…

 

 

 

 

Lexova se kishte ngordh krimineli Aranit Çela…

Mu kujtue i Ndjemi At Korad Gjolaj, kur më pat tregue:

Ishte viti 1993. Porsa kishte ardh në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imz. Ivan Dias… Ishin mbledh të gjithë klerikët katolikë shqiptarë n’ Argjipeshkvi të Shkodrës dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodrës. Ai kishte ndigjue se At Konrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Enver Hoxha… Me ngacmue At Konradin e thrret dhe e pyet: “At Konrad, po ba me të ngja ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e Parrizit, aty ke me gjet Shën Pjetrin dhe ai ka me të tregue se para se me vdek Enveri, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba ju At Konrad?”

– At Konrradi, e shikon Delegatin në sy dhe i përgjegjet atypëraty: “Pa i thanë as mir’u pafshim, shkoj fill e në fund të ferrit dhe jam ma rahat aty, se të paktën nuk ia shof as surratin Enver Hoxhës…”.

Edhe unë mendova me vete: Sa shkodranë sot nga ata dymijë vetë që janë pushkatue vetëm në Shkoder, me firmën e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ik në ferrin e pafund… Vetëm mos me pa vrasësin e tyne?!

E tmershme me e mendue?…

Nuk besoj se ka edhe një shtet në botë, me vrasës katila “të pafajshem”.., si Shqipnia! E deri kur kështu, o shqiptar?!

Melbourne, 22 Tetor 2021. 

Frano Kulli: At Konrad Gjolaj dhe At Leon Kabashi

 

 

Please follow and like us: